15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Showbiz

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmojnë përfundimisht ndarjen: Do mbetemi miq të mirë

JLo dhe Alex kanë konfirmuar ndarjen.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë pranuar ndarjen dhe këtë herë është e përhershme, duke njoftuar fundin e fejesës së tyre dhe secili do të ecë në rrugët e tyre, shkruan TMZ.

Në një deklaratë të përbashkët për “Today”, çifti njoftoi, “Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe presim të mbetemi kështu. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne urojmë më të mirën për secilin dhe respekt, i vetmi koment që kemi për të thënë është faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje”.

Çifti kanë qenë së bashku për katër vjet, duke u fejuar në mars 2019. Ata kishin një martesë të planifikuar para se COVID të godiste në fillim të vitit 2020, duke e lënë ceremoninë pezull.

Sigurisht, ishte fillimi i marsit kur burime pranë çiftit kishin thënë që së pari u ndanë, por në më pak se 24 orë ata na siguruan që të dy ishin përsëri së bashku dhe gjithçka ishte në rregull.

A-Rod madje udhëtoi për në Republikën Dominikane të jetë me JLo ndërsa ajo ka punuar në një film.

Burimet e lidhura me tani ish-çiftin tregojnë se të dy bënë një përpjekje të vërtetë për të zgjidhur gjërat, por shenja e vetme se lidhja e tyre nuk po funksiononte doli javën e kaluar.

Jennifer gjithashtu vazhdoi të postonte foto në llogarinë e saj në Instagram pa vendosur unazën e saj të fejesës.

Në një postim të Alex, ai përmendi për gjithçka që ishte mirënjohës dhe nuk përmendje JLo dhe nuk kishte foto me fëmijët e saj.

Related posts

Bebe Rexha shkëlqen në paraqitjen e radhës, shëtitë rrugëve e veshur me shumë stil

Admin

Aktori i filmit “Rust” thotë se e ndjente se shesh xhirimi ishte kërcënues për jetën përpara se të ndodhte incidentit fatal

Admin

Fifi bën një tjetër rrëfim personal: Për tre muaj shtova 25 kilogram

Admin

Krejt papritur, Arditi i rrëmben një puthje në buzë Beniadës

Admin

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Admin

I përfshirë në krizën mes Icardit dhe Wanda Naras – Eros Ramazzotti thyen heshtjen teksa flet për raportin me gruan e futbollistit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com