22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

Jeff Bezos dhe Leonardo DiCaprio janë miq të mirë, pavarësisht videos virale të bashkëshortes së tij

Pas videos së partneres së Jeff Bezos, Lauren Sanchez, e cila bëri një veprim ndaj Leonardo DiCaprios e që më pas u bë viral – burime për Page Six thonë se ata janë miq të vjetër.

“Ata janë vërtet miq të ngushtë dhe kanë qenë për një kohë”, tha një burim për Page Six.

Videoja e Sanchezit duke i dhënë DiCaprios një shikim e duke qëndruar në krah të tij, thuhet se nuk është ashtu siç duket.

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez (Foto: Getty Images)

Në fakt, raportohet se aktori ka qenë ai që e ka ftuar çiftin në eveniment fundjavën e kaluar dhe ata janë aq të afërt, saqë bëjnë edhe pushime së bashku.

DiCaprio dhe e dashura e tij, Camila Morrone, 24 vjeçe, ishin me pushime në Hawaii muajin e kaluar dhe burimet deklaruan se kanë qenë bashkë me Bezos dhe Sanchez.

“Ata gjejnë gjuhën e përbashkët në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe punën e tyre në aktivizmin mjedisor”, shpjegoi burimi për lidhjen e tyre.

Leonardo DiCaprio (Foto: Getty Images)

Marrëdhënia, megjithatë, është edhe më e ngushtë sepse DiCaprio është gjithashtu mik me ish-agjentin e Sanchez, Patrick Whitesell.

Por përsëri te videoja: Marc Malkin i Variety e postoi fillimisht klipin në Twitter, të cilin Barstool Sports e ripostoi më pas.

Miliarderi i Amazon, Bezos, ngacmoi yllin e “Titanic” për klipin viral me një foto që ai postoi në Twitter, ku ai qëndronte mbi një tabelë ku shkruhej ‘Rrezik’.

“Leo, eja këtu, dua të të tregoj diçka”, ka qenë më poshtë përshkrimi i fotos.

DiCaprio në anën tjetër ende nuk i është përgjigjur fjalëve të Bezosit.

Related posts

Nëntë vite nga publikimi i “Shine Ya Light”, Rita Ora: E lumtur ta xhiroja këtë video në Kosovë

admin

Don Xhoni sjell fotografi me Loredanën nga xhirimet e klipit të ri, tregon se lansohet më 12 nëntor

admin

Arjola Demiri shfaqet me bluzën “Liria ka emër” në Big Brother VIP

admin