8.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Japonia zgjat deri më 7 mars gjendjen e jashtëzakonshme kundër COVID-19

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, njoftoi zgjatjen e periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të zbatuar kundër koronavirusi.

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Suga njoftoi zgjatjen deri më 7 mars në 10 rajone të gjendjes së jashtëzakonshme e cila zbatohet në 11 rajone në kuadrin e masave kundër COVID-19 dhe e cila ishte parashikuar të përfundonte më 7 shkurt.

Suga theksoi se vendimin në fjalë e kanë marrë mbi rekomandimin e Bordit Këshillimor për COVID-19 të lidhur me qeverinë.

Pasi tërhoqi vëmendjen se numri i rasteve në mbarë vendin ka filluar të ulet, Suga tha që “Mendoj se tek kjo kanë qenë efektive masat për vendet e ngrënies dhe pirjes, por duke vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme duhet të ulim numrin e të sëmurëve rëndë nëpër spitale”.

Gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojë deri më 7 mars në kryeqytetin Tokio, zonat përreth Kanagawa, Saitama, Chiba si dhe në rajone të ndryshme të vendit si Aichi, Gifu, Osaka, Kyoto, Hyogo, Fukuoka.

Ndërkohë theksohet se gjendja e jashtëzakonshme në Tochigi do të përfundojë më 7 shkurt.

Më 13 janar u mor vendimi që zbatimi i gjendjes së jashtëzakonshme që u shpall më 7 janar në Tokio dhe 3 rajone përreth saj të zgjerohej në 11 rajone ku jeton gjysma e popullsisë së vendit.

Related posts

EMA miratoi dozën e tretë të vaksinës Moderna

Admin

Miliona doreza të papastra dhe të përdorura nga Tajlanda janë futur në SHBA si për të reja

Admin

Pamje rrëqethëse nga droni në La Palma, destinacioni i preferuar turistik shkatërrohet nga zjarri dhe hiri i llavës

Admin

Putin urdhëron masa të reja për të luftuar koronavirusin

Admin

OKB: Gazrat serrë shënuan rekord në vitin 2020

Admin

Dhjetë vjet burgim për ish-pjesëtaren gjermane të Shtetit Islamik

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com