24 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Japin dorëheqje 3 këshilltarë të BDI-së në Këshillin e Kërçovës

Kërçovë, 10 nëntor – Tre këshilltarë të BDI-së në Këshillin Komunal të Kërçovës kanë dhënë sot dorëheqje. Njëri prej tyre është edhe bartësi i Listës së BDI-së në këtë komunë, Gazmend Jusufi. Ai në një deklaratë për TV21 tha se dorëheqjet vijnë për shkak të angazhimeve profesionale që kanë këshilltarët.

“Arsyeja e vetme është angazhimi im personal, se me kalimin e kohës do të shihni se me të vërtetë nuk arrinim që edhe këtu të ktheheshim. Jemi të angazhuar në Shkup, dhe e vetmja arsye është angazhimi ynë profesional”, tha mes tjerash Jusufi.

Jusufi tha se kandidatët e BDI-së kanë vlerë të njëjtë dhe se kushdo që i zëvendëson 3 këshilltarët, do të realizojnë punën me përkushtim.

“I përshëndes të gjithë votuesit tanë, asnjëherë mos të ndjehen të zhgënjyer, sepse lista e Bashkimit Demokratik për Integrim ka dalë para popullit, para se të del, atë listë e ka kontrolluar i madhi zotëri Ali Ahmeti. Nuk duhet të keni dyshim si popullatë që të gjithë kandidatët e asaj liste kanë qenë me të njëjtën vlerë dhe nuk mundemi ne të themi se kandidatët tjerë nuk kanë aspak vlerë, vlera e të gjithë 23 kandidatëve të BDI-së ka qenë e njëjte”, pohoi Jusufi.

Related posts

Ky është Lulzim Sulejmani i mbijetuari nga tragjedia në Bullgari, ka ndihmuar edhe të tjerët të shpëtojnë

admin

Zgjedhjet, votohet në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup

admin

Mickoski: Ajo që kërkohet nga Bullgaria ndaj Maqedonisë është e papërshtatshme

admin