18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Kronika

Janë shqiptuar 401 sanksione për vozitje të shpejtë

Shkup, 16 nëntor – Gjatë ditës së djeshme policia në territorin e shtetit ka sanksionuar 401 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga të sanksionuarit, 29 automjete kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa pesë automjete kanë lëvizur me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Me këtë rast, 230 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 171 jashtë vendit të banura.

Nga MPB-ja informojnë se kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Related posts

Është arrestuar një person i kërkuar me fletë arrest

admin

Gjashtë persona akuzohen për dhunë në Shkup, propozohet masë paraburgimi

admin

Babë e djalë rrahën mes vete në Prizren

admin