13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Ekonomi Maqedoni

Janë ndarë çmime në Samitin e grave sipërmarrëse 2021

Shkup, 19 nëntor – Në kuadër të Samitit të parë vjetor të platformës kombëtare për gratë sipërmarrëse janë ndarë çmimet për lideren e re më të suksesshme dhe organizatën më të mirë të shoqërisë civile.

Çmimi për lideren më të re të suksesshme iu nda Florina Xhingovas nga M3DS Acadamy, ndërsa çmimi për organizatën më të mirë qytetare – praktikë e mirë iu dha Qendrës për menaxhim me ndryshime dhe e pranoi Jasna Pajkovska.

Çmimet u dorëzuan nga Valentina Disoska, kryetare e Platformës kombëtare për gratë sipërmarrëse.

Në ditën e dytë të Samitit u mbajtë një panel diskutim me temën “Programet dhe Instrumentet për financimin e grave sipërmarrëse” dhe dy punëtori me temën “Menaxhimi financiar” dhe “Sigurimi i marrëdhënie/financa me investitorë”.

Organizatorët bëjnë të ditur se Samiti dyditor për gratë sipërmarrëse 2021 përfundoi me sublimimin e konkluzioneve më të rëndësishme që japin udhëzime për aktivitetet e mëtejshme të të gjithë aktorëve të përfshirë në sipërmarrje

Related posts

Albanian Post: Makroni kërkon të hapen bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit

admin

Dashtevski: Zgjedhjet kaluan qetë dhe në atmosferë korrekte dhe demokratike

admin

Shahpaska: Propozim-buxheti civil i MPPS-së për vitin 2022 është 50,6 miliardë denarë

admin