22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Kronika

Janë dënuar 112 shoferë dje në Shkup, 38 për vozitje të shpejtë

Shkup, 19 nëntor – Policia dje gjatë kontrollit në territorin e Shkupit ka dënuar 112 shoferë, prej të cilëve 38 për vozitje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nëntë gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, nëntë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dy sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dhjetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tri gjoba për errësimin e xhameve në mënyrë të perregullt, dy gjoba për shoferët e motoçikletave.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, informoi MPB.

Related posts

Përleshje me thikë te Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë – lëndohen dy persona

admin

Shqiptohen 663 sanksione për tejkalim të shpejtësisë

admin

Një person gjendet i vdekur në Drenas

admin