1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Itali, kryeministri Draghi dhe kabineti i tij marrin votëbesimin e Senatit

Kryeministri, Mario Draghi, dhe kabineti i tij fituan të mërkurën me lehtësi besimin e Senatit për qeverisjen e Italisë.

Nga 305 pjesëtarët e pranishëm në dhomën e lartë të parlamentit, 262 senatorë votuan pro ekonomistit italian për ta nxjerrë ai vendin nga kriza, ndërsa 40 e kundërshtuan.

Të enjten në mbrëmje pritet votimi edhe në dhomën e ulët të deputetëve, ku votëbesimi pritet të jetë sërish, formalitet.

Në fjalën e tij, Draghi apeloi ligjvënësit ta miratojnë qeverinë e tij të unitetit jo si opsion, por si detyrim ndaj shtetit i cili gjendet përballë sfidash si pandemia e covid-19, ekonomia e dobët.

“Detyra kryesore që na kërkohet, mua si kryeministër, është ta luftojmë pandeminë me çdo mjet, të shpëtojmë jetën e qytetarëve tanë. Po ashtu, ta rindërtojmë vendin,” tha Draghi.

Kryeministri Draghi ka premtuar reforma në sistemin fiskal dhe atë të drejtësisë, rritje të investimeve në arsim dhe shkencë, dixhitalizim të administratës publike dhe prirje pro BE-së.

Një kabinet me 23 ministra politikë dhe teknikë është caktuar për t’i vënë idetë në zbatim.

Programi paraprak i paraqitur nga kryeministri është përshëndetur nga e majta dhe e djathta parlamentare që e gjejnë veten të dyja në qeveri.

Ndërkohë nga partia kryesore në pushtet, Lëvizja 5 Yjet, votimi i një dite më parë nxori në pah kundërshtimin e disa anëtarëve në lidhje me Draghin, pasi 15 senatorë votuan kundër tij dhe 8 të tjerë nuk morën pjesë në votim.

Related posts

Kina publikon dokumentin e pozicionit mbi bashkëpunimin me OKB-në

Admin

Gastronomët protestojnë në mbrëmje para Qeverisë

Admin

SHBA-ja heq vizat për kroatët

Admin

Franca lëshon dy satelitë të tjerë në hapësirë, një prej tyre ushtarak

Admin

Braziliania 12-vjeçe vret babanë polic për t’u bërë e famshme

Admin

Numër rekord i ndalimeve në kufirin SHBA-Meksikë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com