23.8 C
Skopje, NM
19/09/2021
DailyNews.mk
Kosovë

Ishte në burg, Kurti tregon për festën e gardianëve serbë ditën e sulmeve të 11 shtatorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar ditën e 11 shtatorit të para 20 viteve, kur ndodhën sulmet e cilësuara si terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka rrëfyer se si gardianët serbë kishin festuar ditën e këtyre sulmeve.

“I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork. Pasditja e zymtë e burgut u bë ditë e zezë e 11 shtatorit 2001. I kisha kaluar 2 vjet e 4 muaj e gjysmë nga 15 vjet burg sa më patën dënuar”, shkruan Kurti.

Tutje, ai tha se “Këto sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndryshuan rrjedhën e historisë dhe kuptimin e kësaj date, e cila do të jetë përgjithmonë përkujtim i jetëve të humbura, por edhe i rëndësisë së guximit dhe trimërisë përballë fatkeqësive”.

“Sot përkujtojmë 20 vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse që na tronditën të gjithëve, nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e 2977 viktimave të pafajshme dhe mbarë kombin amerikan. Kosova bashkëndjen thellë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleat historik dhe i pazëvendësueshëm i Kosovës”, shprehet Kurti. 

I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos…

Posted by Albin Kurti on Saturday, September 11, 2021

Related posts

Tërmkolli-presidentes: S’bëhet politikë korridoreve të OKB’së, s’jemi në vitet e 90-ta

Admin

“Bashkë Qeverisim”, slogani i Vetëvendosjes për zgjedhjet lokale

Admin

Nga sot, Shqipëria dhe Kosova me pikë të re kufitare

Admin

Vuçiq mbron “Ballkanin e Hapur”, i bënë thirrje Kosovës që t’u bashkohet

Admin

Aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë, vetura përfundon jashtë rrugës

Admin

Dy shtetet mosnjohëse, Kina dhe Rusia pushtojnë tregun e Kosovës me mallra

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com