22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Bota

IS merr përgjegjësinë për sulmin në kryeqytetin e Ugandës

Grupi militant Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin e së martës në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.

Së paku tre njerëz mbetën të vrarë dhe mbi 30 u plagosën, tha policia e këtij vendi.

Tre sulmues me motoçikleta hodhën veten në erë pranë Parlamentit dhe selisë së policisë së qytetit.

“Kërcënimet me bombë janë ende aktive, veçanërisht nga sulmuesit vetëvrasës”, tha zëdhënësi i policisë, Fred Enanga.

Shteti Islamik tha përmes një deklarate në kanalin e tij në Telegram, se anëtarët e tij qëndrojnë pas shpërthimeve.

Zyrtarët e Ugandës i fajësuan Forcat Demokratike Aleate (ADF), një grup ky rebel që ka shprehur besnikëri ndaj Shtetit Islamik në vitin 2019.

ADF-ja fillimisht është formuar në Ugandë, por tani e ka qendrën në Republikën Demokratike të Kongos.

Related posts

Gates flet sërish për coronavirusin, thotë se deri në verë do të ketë më pak vdekje sesa ato të shkaktuara nga gripi sezonal

admin

Modelja që doli të jetë në krye të narko-kartelit, arrestohet braziliania pas likuidimit të bashkëshortit në ditëlindjen e djalit

admin

Escobar: Nuk do të ketë luftë në Bosnje dhe Hercegovinë

admin