-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Irani refuzon çdo takim me ShBA-në në Vjenë për akordin bërthamor

Irani refuzon çdo takim me ShBA-në në Vjenë për akordin bërthamor

Irani të premten refuzoi çfarëdo takimi me Shtetet e Bashkuara në Vjenë, ku javën e ardhshme do të marrë pjesë në një sesion me vendet anëtare të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në asnjë takim në të cilin Irani është i pranishëm, përfshirë takimin e komisionit të përbashkët të akordit bërthamor”, citohet të ketë thënë zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi.“Është punë për ta, nëse palët tjera të akordit bërthamor do të kërkojnë që të konsultohen në mënyrë dypalëshe ose shumëpalëshe me Shtetet e Bashkuara, qoftë në Vjenë apo diku tjetër”, shtoi ai.

“Delegacioni iranian nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh me delegacionin e ShBA-së në asnjë nivel”, tha më tej diplomati iranianIsh-presidenti amerikan, Donald Trump, më 2018 i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore dhe i ktheu në fuqi sanksionet e ashpra ekonomike kundër Republikës Islamike.

Prej asaj kohe, Irani ka filluar që edhe vetë t’i shkelë pikat e kësaj marrëveshjeje, duke e rritur kapacitetin e uraniumit të pasuruar, pavarësisht thirrjeve të fuqive tjera që t’i qëndrojë besnik marrëveshjes.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Irani që t’i ndalë aktivitetet bërthamore, nëse dëshiron që të lirohet nga një pjesë e sanksioneve, por vendi aziatik ka këmbëngulur se ShBA-ja duhet ta bëjë hapin e parë e para, duke i larguar të gjitha sanksionet

Related posts

EMA miratoi dozën e tretë të vaksinës Moderna

Admin

Miliona doreza të papastra dhe të përdorura nga Tajlanda janë futur në SHBA si për të reja

Admin

Pamje rrëqethëse nga droni në La Palma, destinacioni i preferuar turistik shkatërrohet nga zjarri dhe hiri i llavës

Admin

Putin urdhëron masa të reja për të luftuar koronavirusin

Admin

OKB: Gazrat serrë shënuan rekord në vitin 2020

Admin

Dhjetë vjet burgim për ish-pjesëtaren gjermane të Shtetit Islamik

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com