34.8 C
Skopje, NM
22/06/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Interi në bisedime me dy lojtarë të Parmës

Drejtori sportiv i Parmës Marcello Carli është ndalur të flasë për merkaton e klubit emilian dhe ka pranuar se Matteo Darmian mund të jetë duke luajtur ndeshjen e fundit me verdheblutë.

“Me Darmian është një diskutim i nisur me Interin që një vit më parë. Nuk mund të them nëse është ndeshja e tij e fundit apo e parafundit me Parmën, pasi duhet të shohim rrjedhën e ngjarjeve, por sipas një marrëveshjeje të vjetër, ai duhet të transferohet te Interi’’, u shpreh Carli.

Ditët e fundit është folur shumë edhe për një interes të zikaltërve për sulmuesin e Parmës, Gervinho, i cili shikohet si profili ideal nga Conte për të kompletuar repartin ofensiv, ndërsa Carli nuk e mohon ekzistencën e negociatave.

“Gervinho është një lojtar i Parmës dhe natyrisht që do të pranonim largimin e tij, nëse vjen oferta e duhur. Mbase edhe futbollisti ka nevojë për stimuj të rinj, megjithatë do të largohet vetëm nëse vjen oferta e duhur, qoftë nga Interi apo ndonjë klub tjetër”, u shpreh Carli.

Related posts

Mourinho kritikon Fernandesin: Në dy ndeshjet e fundit ai nuk ishte aty

Lea Musliju

“Euro 2020” vazhdon me dy derbi, kryesorja Çeki – Angli

Lea Musliju

Uells – Danimarkë, ndeshja tjetër e fazës 1/16 për “Euro 2020”

Lea Musliju

De Bruyne shpallet lojtari i ndeshjes Finlandë – Belgjikë

Lea Musliju

Danimarka kualifikohet tutje dhe e eliminon Rusinë nga “Euro 2020”

Lea Musliju

Zvicër, Angli, Çeki, Suedi dhe Francë kalojnë në fazën tjetër të “Euro 2020”

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More