12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Infektohen për herë të dytë me koronavirus, shtrohen në spital dy mjekë në Kosovë

Riinfektimi i qytetarëve me Covid është një shqetësim që është ngritur së fundmi nga specialistë të shëndetësorë në Kosovë. Ato pohojnë se kanë hospitalizuar për herë të dytë edhe mjekë të cilët aktualisht janë në trajtim.

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se riinfeksioni me Covid 19, si mundësi ekziston por në praktikë është një dukuri e rrallë. Ndër të tjera ai pohon se studimet po tregojnë që imuniteti kundër Covid 19 është i qëndrueshëm dhe zgjat me vite.

Në Kosovë tashmë njerëzit kanë filluar të riinfektohen me virusin Korona. Këtë e thonë profesionistë shëndetësorë sipas të cilëve shumica e rasteve po e kalojnë lehtë sëmundjen. Rukije Mehmeti, pulmologe i tha Radio Kosovës se vetëm në klinikën pulmologjike në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, aktualisht janë dy mjekë, të cilët janë në trajtim nga riinfektimi.

“Shumica e rasteve po e kalojnë më lehtë riinfektimin . Ne në klinikë I kemi dy doktorë që janë riinfektu për herën e dytë. Janë raste më të rralla, por po paraqiten individë të caktuar. Edhe në klinikën infektive ka raste që janë duke u trajtuar. Kjo është sëmundje që është e rëndësishme edhe kodi gjenetik. Disa e kalojnë shumë më lehtë disa më vështirë. Pra varet edhe virulenca por edhe të tjerë faktorë’’, ka thënë Mehmeti.

Në anën tjetër infektologu Ilir Tolaj bëri të ditur se riinfeksioni si mundësi ekziston por në praktikë është një dukuri e rrallë. Në gjithë botën janë të regjistruara një numër i vogël i rasteve, që tregon se imuniteti kundër Kovid 19 është i qëndrueshëm dhe mjaftueshëm mbrojtës që të mos përsëritet infeksioni.

“Në Kosovë jo vetëm popullata por edhe mjekët e kanë ngritur një shqetësim që numri i të riinfektuarve është I lartë, por Kosova nuk ka asgjë ndryshe nga pjesa tjetër e botës dhe ajo që e dallon është popullata e re dhe që ka një imunitet më të madh të mbrojtjes së riinfeksionit. Riinfektimi mund të them se është i rrallë. Ai shtoi se studimet po tregojnë që imuniteti kundër Kovid 19 është i qëndrueshëm dhe zgjat me vite, ndërkohë që flet edhe për atë se si duhet mbrohen personat që tashmë e kanë kaluar sëmundjen e Kovid 19.

“Mbrojtja ka të bëj me aplikimin e masave që janë të rekomanduara kudo në botë pra distanca, maska dhe higjiena e duarve’’, tha Tolaj.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com