2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Maqedoni

IFC paralajmëroi mbështetje në rikuperimin dhe rritjen e sektorit prodhues në Ballkanin Perëndimor

Korporata ndërkombëtare financiare (IFC), e cila është anëtare e Grupacionit të Bankës Botërore, fillon me zbatimin e një platforme dixhitale që do të rrisë lidhjen midis kompanive të Ballkanit Perëndimor dhe zinxhirëve rajonalë dhe globalë të vlerës. Kjo paraqet pjesë të përpjekjeve për të krijuar vende pune dhe mbështetje të rimëkëmbjes ekonomike të rajonit nga pandemia e Kovid-19.

E zbatuar së bashku me Sekretariatin zviceran për çështje ekonomike, iniciativa është pjesë e programit këshillimor të IFC në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, e cila pritet të sigurojë 45 milionë dollarë fonde për kompanitë prodhuese. Këtu, gjithashtu janë përfshirë edhe pesë milionë dollarë në investime të huaja direkte dhe mbështetje për rritjen e numrit të vendeve të punës me vlerë më të lartë të shtuar. Kovid-19 ka ushtruar presion mbi prodhuesit në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe programi është menduar për të krijuar mundësi të reja për kompanitë dhe kështu të përshpejtojë rikuperimin nga pandemia, informojnë nga Zyra e Bankës Botërore.

“Sot, prodhimi është sektori i dytë më i madh për nga numri i vendeve të punës në të gjitha vendet e Evropës Juglindore dhe ka kontributin e tretë më të madh në bruto prodhimin vendor. Vlerësohet se prodhimi i lehtë të sigurojë vende pune për 200.000 njerëz vetëm në Serbi dhe më shumë se 70 për qind e këtyre vendeve të punës të krijohen nga ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM)”, tha Liliana de Sa Kirhnkopf, drejtuese e Departamentit për zhvillimi të Sektorit privat zviceran pranë Sekretariatit për çështje ekonomike.

Duke promovuar integrimin ekonomik të sektorit të prodhimit të Ballkanit Perëndimor si në rajon dhe zinxhirët e vlerës globale, Sekretariati zviceran për çështje ekonomike synon të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës më të mirë për punëtorët vendas dhe të ardhurat më të larta nga shitjet për NVM-të.

Përmes avancimit të integrimin ekonomik të sektorit të prodhimit të Ballkanit Perëndimor si në rajon dhe zinxhirët e vlerës globale, Sekretariati zviceran për çështje ekonomike ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës më të mirë për punëtorët vendas dhe të ardhurat më të larta nga shitjet për NVM-të.

Prodhuesit nga Ballkani Perëndimor janë përpjekur të hyjnë në zinxhirin global të furnizimit në dekadën e fundit, por jo të gjithë kanë kapacitetin dhe aftësitë për t’u lidhur me kompanitë ndërkombëtare. IFC bashkëpunon me Akilin e Mbretërisë së Bashkuar, një furnizues global i platformave burimore, në drejtim të krijimit të një tregu dixhital ku prodhuesit mund të lidhen me investitorët, blerësit dhe furnizuesit. Programi do të përqendrohet në prodhuesit vendas në një larmi sektorësh duke përfshirë automobilistikën, pajisjet industriale, pajisjet bujqësore dhe prodhimin e lehtë.

“Siç po dalim nga kriza e Kovid-19, Ballkani Perëndimor ka potencialin për të tërhequr investime të reja private, për të krijuar vende pune të bazuara në aftësi dhe për të rritur të ardhurat”, tha Ari Naim, drejtues rajonal i IFC për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

“Me këtë program, thekson ai, synojmë të lidhim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajon me zinxhirët e vlerës globale dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojmë që të jenë më konkurrues dhe të kenë një rritje më të shpejtë”.

IFC operon në më shumë se 100 vende. Vitin e kaluar, siç komunikuan kanë investuar 22 miliardë dollarë në kompani private dhe institucione financiare në vendet në zhvillim. Sekretariati zviceran për çështje ekonomike, nga ana tjetër, është qendra e kompetencës në Zvicër për të gjitha çështjet themelore të politikës ekonomike.

Related posts

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

Maqedoni, nga nëntori do të kërkohet doza e dytë për hyrje në kafene

Admin

Ahmeti: Më 31 tetor duke votuar për Nevzat Bejtën hapim një kapitull të ri suksesi

Admin

Ndërmerren masa kundër mësimdhënësit i cili ushtroi dhunë në një shkollë në Butell të Shkupit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com