12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Ibrahimovic do të jetë prezantues në Sanremo, Milani ka përgatitur një stërvitje të veçantë për të

AC Milan thuhet se ka përgatitur një modul të stërvitjes individuale të veçantë për tu përshtatur me qëndrimin e Zlatan Ibrahimovic në Sanremo, ku pritet të jetë bashkë prezantues gjatë pesë ditëve të festivalit.

Milani thuhet se do t’i sigurojë Zlatan Ibrahimovicit një strukturë stërvitore kur suedezi të marrë pjesë në të pesë netët e festivalit prestigjioz të muzikës Sanremo.

Njoftimi për Ibrahimovicin u bë në dhjetor, kur nikoqiri Amadeus siguroi që 39-vjeçari do të jepte kontributin e tij çdo natë nga dita e marte 2 mars deri të shtunën 6 mars.

“CorrieredelloSport” raporton se qëndrimi i suedezit, do të planifikohet deri në detajet më të vogla dhe stafi i “Rossonerëve”, dhe ata janë duke punuar për të pasur stervitjen perfekte për Ibrahimovicin.

Gazeta raporton se suedezi mund të stërvitet qytet në ditët vendimtare të Festivalit, për të shmangur lëvizjen e vazhdueshme midis Lombardisë dhe Ligurisë.

Të vozisësh 300 kilometra në ditë pas çdo stërvitje në Milanello, dhe pastaj të kthehesh të njëjtën natë ose mëngjes, do të ishte shumë stresuese për atletin.

Raporti zbulon se ai ka shumë të ngjarë të qëndrojë në Sanremo me një trajner personal, i cili do ta ndjekë hap pas hapi.

Ibra do të takohet me ekipin vetëm për ndeshjen kundër Udineses më 3 mars, para se të stërvitet individualisht për ndeshjen të cilën Milan do e zhcillojë si mysafir i Hellas Verona më 7 mars, atëherë kur do të jetë edhe mbrëmja e fundit i edicionit të 71-të të Festivalit Sanremo.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com