18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Ibrahimi: Alternativa është parti opozitare, vazhdon të mbetet e tillë

Shkup, 16 nëntor – Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa për TV21 ka komentuar zërat se partia nga ku vjen ai, do t’i bashkohet Qeverisë aktuale.

Ai ka deklaruar se Alternativa vazhdon të mbetet parti opozitare.

“Këto zëra nuk janë të sotëm, janë që nga viti i kaluar. Aktualisht derisa ne po flasim, Alternativa është parti opozitare dhe do të vazhdon të mbetet e tillë”, tha Ibrahimi.

Ndërkaq deputeti Kastriot Rexhepi mbrëmë në ClickPlus tha se “tashmë është publike se Alternativa është duke realizuar konsultime për koalicionim“, gjegjësisht se “pret në derë për t’u bërë pjesë e Qeverisë“.

Dje u raportua se kryeministri Zoran Zaev ka pasur komunikim me liderin e Alternativës, Afrim Gashi dhe se pret që ky i fundit të caktojë takimin e radhës. Ndërkohë Gashi edhe pse i pyetur, nuk dha asnjë përgjigje për këto informacione!

Related posts

Një banor i Haraçinës në mënyrë të paautorizuar ka poseduar municion, MPB paralajmëron padi penale

admin

Prej sot obligoheni të mbani pajisjet dimërore në veturë

admin

Plas te BDI-ja, kërkojnë llogari nga Artan Grubi

admin