24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

“I detyron në fushatë për të bashkëpunuar me llumin për vota”, Salianji: Rama poshtëron Policinë e Shtetit për propagandë politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me aktivitetin që po organizon sot Rama, ku po prezantohet buxheti i Ministrisë së Brendshme, ku të pranishëm janë dhe punonjës të Policisë së Shtetit.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Salianji tha se Rama poshtëron policinë me propagandë politike.

Sipas demokratit, policia duket si instrument për qëllimet e Ramës dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin.

REAGIMI I SALIANJIT
Të poshtërosh policinë e shtetit duke e përdorur si sfond të propagandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur!
Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e KM dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin!
Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për të bashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e përhapur kudo duke e kthyer territorin në zotërim dhe sfond të kriminelëve!

Related posts

“Kësaj qeverie nuk i shkon viktimizimi”, Gjekmarkaj sqaron përplasjen me Ballukun: E vërteta mbi ‘haremin’ dhe ‘derrkucin’. Burrat e qeverisë nuk u fyen, e dinë që është koncept politik!

admin

Bardhi për ABC: Më 11 Dhjetor tubim Berisha-Rama-Meta, keqardhje për fletë-rrufetë e presidencës

admin

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 725 qytetarë të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

admin