24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

I bëri ‘diss’ në mes të koncertit, Ghetto Geasy me mesazhe të koduara kundrejt Noizyt?

Ditën e djeshme (e hënë) kanë qarkulluar një sërë lajmesh në TikTok e rrjete të tjera sociale për një ‘diss’ të bërë nga Noizy.

Bëhet fjalë për një koncert të reperit nga Shqipëria në mes të Londrës, gjersa nuk mungoi as një ‘diss’ për grupin rival, Babastars.

Derisa po interpretonte “Jena Mbretër”, Rigels Rajku (emri i vërtetë i Noizyt) është ndalur disa herë tek pjesa ‘F**k Babarecords’.

Ghetto Geasy (Foto: Instagram)

Dhe duket se ka ardhur një mesazh nga ana e liderit të BS, Getoar Selimit, i cili ka publikuar fotografinë e një luani me një shkrim interesant.

“Mos e ngatërroni mirësinë time me dobësi. Bisha në mua po fle, nuk ka vdekur”, thuhej në postim.

Ky duket se ka qenë një mesazh indirekt kundrejt të lartpërmendur marrë parasysh që prej kohësh nuk ruajnë raporte të mira.

https://www.instagram.com/p/CVdj0ubojiC/?utm_source=ig_web_copy_link

Sidoqoftë, të dy palët vazhdojnë të jenë aktiv dhe të shënojnë suksese të mëdha në drejtimet e tyre.

Edhe Noizy edhe Ghetto Geasy janë ndër të preferuarit e publikut shqiptar.

Related posts

Pas daljes nga ‘Big Brother VIP’, Fifi ka një surprizë për fansat

admin

Jetë luksi: Loredana Zefi për vetëm një byzylyk shpenzon mbi 60 mijë euro

admin

Tom Malone Jr hints he could quit Gogglebox as bosses ban girlfriend from show

Lea Musliju