10.8 C
Skopje, NM
15/06/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Hysenagolli: Liga Unike, ide e shkëlqyer, do të rritë basketbollin shqiptar

Endrit Hysenagolli është njëri nga basketbollistët që ka luajtur në Kosovë dhe Shqipëri. Ai e mirëpret krijimin e Ligës Unike dhe e sheh si shumë pozitive për basketbollin mabrëshqiptar.

Hysenagolli ka luajtur për Bashkimin dhe Pejën në Kosovë, Partizanin, Tiranën, Teutën, kurse tani është anëtar i Goga Basket në Shqipëri.

Qendra e Kombëtares shqiptare në një intervistë për faqen zyrtare të FBK-së ka folur për krijimin e Ligës Unike.

“Krijimi i Ligës Unike për mendimin tim është një ide e shkëlqyer, si në aspektin e rritjes së nivelit të baskebollit shqiptar, po ashtu edhe në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Mendoj që është një mundësi e artë edhe për lojtarët e rinj si në Shqipëri, po ashtu në Kosovë, duke fituar përvojë nga kjo ligë, duke e ditur se, skuadrat do të jenë më të forta”, është shprehur Hysenagolli.

Ai beson se do të rritet interesimi në të dy vendet.

“Besoj se edhe interesimi do të jetë i madh, si në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Do të ishte një gjë shumë e bukur të luhej me tifozë me sallat plotë, duke ditur që Kosova i ka sallat e zjarrta, po besoj se, edhe këtu (Shqipëri) do të ketë interesim të madh dhe palestrat do të mbushen”, ka thënë Endrit Hysenagolli. 

Related posts

Një tifoz në gjendje të rëndë, ra nga ulëset e stadiumit gjatë ndeshjes Angli – Kroaci

Lea Musliju

Kryendeshja e ditës së sotme, Spanjë – Suedi

Lea Musliju

Poloni – Sllovaki, ndeshja tjetër që zhvillohet sot

Lea Musliju

Mbyllet baras pjesa e parë mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut

Lea Musliju

Pandev bëhet golashënuesi i dytë më i vjetër në histori të Kampionatit Evropian

Lea Musliju

Gabim në mbrojtje nga Austria, përfiton Pandev dhe barazon rezultatin

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More