5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Hungaria zgjatë gjendjen e jashtëzakonshme me 90 ditë

Qeveria hungareze njoftoi sot zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për 90 ditë dhe mbajtjen e kufizimeve dhe parashikon të autorizojë të gjitha vaksinat ekzistuese që janë administruar tashmë tek më shumë se një milionë persona.

Pas episodit të parë në pranverë, kjo masë, që i mundëson qeverisë të drejtojë vendin nëpërmjet dekreteve, u vendos më 11 nëntor për të luftuar kundër valës së dytë të pandemisë së COVID-19. Përballë një situate shëndetësore që mbetet shqetësuese në Europë, autoritetet kanë vendosur një zgjatje përtej afatit 8 shkurt”, njoftoi në një konferencë shtypi, Gergely Gulyas, kreu i zyrës së kryeministrit.

Parlamenti do të thirret ta miratojë zyrtarisht këtë masë muajin e ardhshëm. “Kufizimet aktuale mbeten deri më 1 mars. Qëllimi është të shmangim një valë të tretë”, theksoi Gulyas. Hungaria nuk është kufizuar, por një shtetrrethim ka hyrë në fuqi nga ora 20:00 deri në orën 05:00, grumbullimet janë të ndaluara, restorantet të mbyllura dhe mbajtja e maskës në hapësirat publike e detyrueshme.

Në arsim, gjimnazet dhe universitetet vazhdojnë mësimin online, ndërkohë që shkollat fillore dhe çerdhet vazhdojnë të qëndrojnë të hapura. Qeveria, që nuk reshtur së kritikuari ngadalësinë e procesit të vaksinimit në Bashkimin Europian, përsëriti nevojën për të rritur ritmin. “Ai po përgatit një dekret që do të lejojë miratimin çdo vaksinë që është marrë tashmë nga më shumë se një milion njerëz”, theksoi Gulyas. Javën e kaluar, Budapesti miratoi përdorimin e vaksinës ruse Spoutnik V dhe porositi dy milionë doza, por i mbetet ende autoritetit shëndetësor të japë dritën e gjelbër.

Related posts

Marrëdhëniet NATO-Rusi janë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë, thotë Stoltenberg

Admin

Coronavirusi mund të ketë vrarë 80-180 mijë punonjës shëndetësorë, thotë OBSH

Admin

Lëshuan çantat, zhveshën uniformat, hoqën këpucët,…: Kjo ishte mënyra e protestës së stjuardesave të ish-Alitalia në rrugët e Romës

Admin

Fermeri belg bleu banane në treg, por në to gjeti kokainë

Admin

Rusia identifikon variant të ri të koronavirusit

Admin

Kremlini nuk e “respekton” çmimin për Navalnyn

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com