1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Kosovë Rajoni

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se zyrtari policor Hevzi Shabani ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sveçla ka ngushëlluar familjet e policit Shabani.

“E nderuar familje Shabani, me pikëllim të madh morëm lajmin për humbjen e jetës së birit tuaj, familjarit tuaj, zyrtarit të Policisë së Kosovës Hevzi Shabani. Beteja me pandeminë Covid-19 për më shumë se një vit nuk ishte e lehtë për askënd, e në veçanti për të gjithë zyrtarët policor që ishin në vijën e parë të frontit që nga shfaqja e saj. Pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim si Ministër dhe në emrin e të gjithë zyrtarëve Policor të Kosovës, të cilët kishin fatin të bashkëpunojnë me një zyrtar si Hevziu që nuk kurseu asgjë në shërbim të vendit tonë dhe qytetarëve tonë”, ka thënë Sveçla.

Tutje, ministri ka shkruar “Ndajmë dhimbjen në këto momente të vështira për ju.

Ndryshe, në Kosovë ka pasur rritje të rasteve me COVID-19, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 271. 

Telegram ngushëllimiE nderuar familje Shabani,Me pikëllim të madh morëm lajmin për humbjen e jetës së birit tuaj,…

Posted by Xhelal Sveçla on Friday, August 6, 2021

Related posts

464 raste aktive me Covid në Kosovë

Admin

Sot nis numërimi i votave të diasporës

Admin

Elshani i PDK-së i përgjigjet Kurteshit: Kemi kërkuar hetim për vendvotimin në Fushë Kosovë

Admin

Kurteshi: Në Fushë Kosovë ka pasur përpjekje për vjedhje industriale të votave nga LDK dhe PDK

Admin

FSK-ja do të merr pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021”

Admin

Gazsjellësi, Haradinaj: Justifikimet banale të Qeverisë për refuzimin e këtij projekti janë shkurtpamëse dhe sabotim i orientimeve properëndimore

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com