27.1 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Hulumtim: Mbi 83% e bullgarëve janë kundër negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Shumica më e madhe e qytetarëve bullgar (83,8%) janë kundër mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian derisa nuk arrihet marrëveshje për faktet nga e kaluara historike të Bullgarisë, informon Zhurnal.

Këtë sondazh e ka realizuar Alfa Research, qendër për hulumtime sociologjike.

Vetëm 10,2% e bullgarëve konsideorjnë se vendi i tyre duhet të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, pa dallim marrdhënieve dhe fakteve për të kaluarën bullgare, derisa 5,9% janë përgjigjur se nuk e dinë.

Më tepër se gjysma e të anketuarve janë të mendimit se Bullgaria duhet të pranojë identitetin bashkëkohor të Maqedonisë vetëm nëse Maqedonia e Veriut e pranon se në fillim të shekullit të 20, shumica e tyre janë definuar si bullgarë.

29,5% janë kundër pranimit të identitetit maqedonas, ndërsa vetëm 6,1% janë me mendim të kundërt. 10,2% kanë thënë se nuk kanë mendim dhe nuk u intereson për problemin.

Shumica e të anketuarve konsiderojnë se Bullgaria duhet të pajtohet të fillojë negociatat Maqedonia e Veriut me BE-në nëse heqin dorë nga fondacioni antibullgar mbi të cilin po ndërtohet identiteti modern, duke mohuar identitetin bullgar si paraardhës, sikurse vëllezërit Milladinovci apo Goce Dellçev.

Related posts

Në tre komuna të Shkupit, rastet aktive janë mbi 1000 të infektuar

admin

Analistët: Qeveria “Zaev2” nuk ka me çfarë të lavdërohet në 100 ditët e para

admin

BE planifikon krijimin e një institucioni për pandeminë

admin