39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Tema

Hulumtim: Kriza e Kovid-19 dyfish e ka rritur numrin e grave të varura nga ndihma shtetërore

Humbja e vendit të punës, ulja e të ardhurave mujore, varësisht nga ndihma e shtetit, qasja e vështirësuar në shërbimet shëndetësore janë vetëm një pjesë e një sërë pasojash me të cilat u përballën një numër i madh i grave në shtet në gjashtë muajt e parë të pandemisë me Kovid-19, tregon hulumtimi i Shoqatës për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESB. Me atë që numri i grave që kanë pasur nevojë për ndihmë nga shteti gjatë pandemisë është rritur për njëqind për qind lidhur me atë para fillimit të saj.

Paga mesatare e grave në periudhën janar – gusht 2020 është zvogëluar për 338 denarë por tek tetë për qind e grave ulja tejkalon 8.000 denarë. Pandemia dyfish e rriti numrin e grave të varura nga ndihma shtetërore, ndërsa numri i amvisërive që vuajnë nga uria është rritur prej tre në shtatë për qind.

Sipas hulumtimit, kriza e shkaktuar nga pandemia, krahas zvogëlimit të numrit të grave të punësuara dhe uljes së përfitimit të grave, çoi në prishjen serioze ose ndryshimin e statusit të punësimit të grave, gjegjësisht llojit të marrëveshjes për punësim, me atë që ndikim më të madh nga pandemia ka pasur tek gratë që kanë qenë të punësuara me kontratë në kohë të caktuar, me kontratë mbi vepër ose tek gratë e punësuara në llogari personale.

Ulja e numrit të grave të punësuara pas pesë muajsh nga fillimi i pandemisë shënohet midis grave të punësuara në shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, hotelieri, konfeksion dhe gratë e vetëpunësuara. Gjatë pandemisë evidente është rritja e numrit të grave të punësuara vetëm në sektorin e farmacisë.

Edhe një aspekt shqetësues të cilin e potencon hulumtimin është se pandemia e ka vështirësuar qasjen në shërbimet në shëndetësinë publike me çka është parë se çdo grua e tretë e cila ka pasur nevojë për mbrojtje shëndetësore, që s’ka pasur lidhje me Kovid-19, nuk ka marrë shërbime përkatëse në institucionet shëndetësore publike. Prej tyre, 63 për qind nuk kanë mundur të vijnë në kontroll tek specialisti, ndërsa 12 për qind janë pamundësuar të bëjnë intervenim kirurgjik.

Hulumtimi në mënyrë të veçantë përqendrohet tek gratë e komunitetit rom. Të ardhurat mujore të grave rome në gjashtë muajt e parë të pandemisë në mesatare janë zvogëluar 1.637 denarë që është për herë të parë mbi mesataren kombëtare. Çdo rome e tretë ka marrë ndihmë shtetërore ndërsa për katër herë është rritur numri i atyre që nuk kanë mundur të ushqehen.

Lidhur me mbrojtjen shëndetësore, problem kryesor me të cilin janë përballur romet, të cilat kanë pasur problem shëndetësore që nuk lidhet me Kovid-19, ka qenë pamundësia të marrin kontroll nga mjeku amë. Madje 73 për qind e tyre janë nga Shuto Orizarja për shkak të mungesës së mjekëve amë në komunë.

Hulumtimi i titulluar si „Ndikimi i krizës së shkaktuar nga KOVID-19 mbi gratë dhe gratë rome nga Republika e Maqedonisë së Veriut” është përpunuar nga Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESE me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Related posts

Puna nga shtëpia në kohë pandemie, ndikimi që do ketë te menaxherët kalimi në një botë hibride

Admin

​Ankthi mund të shkaktojë që njerëzve t’u bie të fikët pas vaksinës antiCOVID, shpjegojnë mjekët

Admin

Analizë / Vaksinat – Covid19 garë gjeopolitike për dominim në Ballkanin Perëndimor!

Zekirija Haxhiu

“Korrupsioni nuk luftohet me “PR” por me zbatim të ligjit”

Zekirija Haxhiu

Kërkesa e Mickovskit për shtyerje të zgjedhje, synon gjetjen e paqes brendapartiake

Zekirija Haxhiu

Trajanov për Zhurnal: “Fingerprinti” nuk mund të keqpërdoret, ajo vetëm konfirmon identitetin

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More