5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Hoxha: Për tre ditë mund të blihet teprica e duhanit prej 1.500 tonëve

Me organizim të mirë, për tre ditë mund të blihen tepricat e duhanit të cilat paraqesin rreth 1.500 tonë, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha.

Sipas ministrit, ndryshimet e Ligjit tashmë hynë në fuqi për ç’arsye blerja mund të vazhdojë që sot.

Ai, siç informoi, ka pasur taki me blerësit të cilët treguan gatishmëri për t’i ndërmarrë sasitë e tepërta.

“Dinamika ditore e blerjes është rreth 400 deri 500 tonë dhe për këtë shkak besoj se për tre ditë mund të blihet teprica. Puna është vetëm të vendoset sistem i mirë. Jam i bindur se problemin do ta zgjidhim dhe pres që kjo të bëhet në mënyrën më të sigurt, me pjesëmarrje të të gjithë blerësve. Por nëse ata nuk marrin pjesë në zgjidhjen e problemit, ne si shtet kemi obligim dhe do ta zgjidhim problemin”, deklaroi Hoxha pas punëtorisë për ndryshimet klimatike në bujqësi, transmeton Zhurnal.

Ministri sot pret nga blerësit të thonë se sa nga teprica do të mund të marrin, pas çka, theksoi, do të dihet nëse do të ketë ndryshime plotësuese të Ligjit për duhan të cilat do të mundësonin eksport nga ana e prodhuesve.

Nga rekolta 2020/21 sasi të kontraktuara pati 23.000 tonë, por deri më tani, siç kumtoi ministri, janë blerë 23.000 që është rreth 2 milionë kilogramë më shumë.

Lidhur me 5 milionë euro mbështetje të cilat janë pjesë e pakos së pestë të masave antikrizë, Hoxha përmedni se ende nuk është i qartë qëndrimi se si këto mjete do të shfrytëzohen. Kjo do të merret vesh pas përfundimit të plotë të procesit blerës.

Related posts

Do të shpallet një tender për REK Manastir, ofrohet pak thëngjill

Admin

LSM kërkon rritje të pagave përndryshe do të rritet varfëria

Admin

Banka Botërore: Rritja sivjet 4,6 për qind, inflacioni 2,4 për qind

Admin

Dusharm: Banka Popullore realizoi suksese të jashtëzakonshme në sferën e statistikës

Admin

Rimëkëmbja nga pandemia COVID-19, Banka Botërore: Kosova duhet të përqendrohet në krijimin e vendeve të punës

Admin

Gatishmëri mesatare tatimore, duhet të përmirësohet kapaciteti i administratës tatimore

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com