9.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Përzgjedhjе nga redaktori

Hoxha: Grumbullimi i duhanit është në fazë të fundit

Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, në një intervistë për “Radio Pella” ka njoftuar se grumbullimi i duhanit është në fazë të fundit, dhe se 85% e duhanit që është dakorduar është blerë, informon Zhurnal.

Ai shpreson se grumbullimi të përfundojë brenda afatit ligjor, por nëse ka nevojë, përmes ndryshimit të ligjit të zgjaten dhe afatet.

“Nëse ka nevojë për zgjatjen e afatit, atëherë ne jemi të gatshëm që në mënyrë të përshpejtuar të ndryshojmë ligjin dhe ta zgjasim afatin deri në fund të muajit mars, në mënyrë që të grumbullohet e tërë sasia e duhanit të prodhuar, përfshirë këtu edhe tepricën.

Unë u bëra thirrje prodhuesve të duhanit që të prodhojnë duhan në përputhje me marrëveshjet. Të mos rritet prodhimi i paplanifikuar dhe jashtë marrëveshjes, në mënyrë që të mos krijohet tepricë, sepse kjo shkakton presion mbi kompanitë grumbulluese dhe rritje të pakënaqësive midis prodhuesve të duhanit. Prodhimi kontraktual është çelësi i suksesit. Kjo vlen për të gjithë sektorët e bujqësisë dhe ne si ministri e synojmë një gjë të tillë. strategjia jonë e zhvillimit është krijuar në këtë drejtim, të formulohet një plan realist se për sa sasi prodhimi kemi nevojë, përkatësisht sa sasi prodhimi do të mund të sigurojmë në treg. Po punohet intensivisht për të zgjeruar tregjet ekzistuese duke gjetur tregje të reja. Kështu ne do të rrisim prodhimin në mënyrë të sigurt, por vetëm pasi të kemi marrëveshje për grumbullimin e sasisë”, është shprehur ministri Hoxha.

Sipas ministrit, viti i kaluar ishte mjaft i vështirë për bujqësinë, por se sivjet po bëhet gjithçka që munden për të ndërtuar një strategji të mirë që e njejta situatë të mos përsëritet.//Zhurnal.mk

Related posts

Ministri Hoxha mori pjesë në konferencën “Bletaria e qëndrueshme – përvoja dhe praktika”

Admin

Fillon zbatimi i Kodit të ri për menaxhim koorporues të shoqatave të listuara në Bursë

Admin

Një e treta e rrjetit të Telekomit gati për 5G

Admin

Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshjen prej 47 milionë euro për reformimin e ndihmave sociale

Admin

Ligjëratë “Bletari e qëndrueshme – përvoja dhe praktika”

Admin

Zaev siguron: Çmimi i energjisë elektrike nuk ndryshon së paku deri në fund të vitit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com