30.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Hoti shkarkoi krerët e Doganave dhe ATK-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar të premten nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, Ibrahim Xhakan si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn, shkruan REL.

“Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës”, është thënë në një komunikatë për media të kryeministrisë.

Po të premten, kryeministri ka liruar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

”Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, është thënë po ashtu në njoftim.

Qalaj ishte emëruar në këtë pozitë më 28 gusht të vitit 2018 nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Para kësaj pozitë, Qalaj ka shërbyer si Drejtor i Departamentit të Operacioneve në Policinë e Kosovës.

Related posts

Osmani për aksidentin në Kroaci: Lajm tragjik e i rëndë për vendin tonë

Admin

Tragjedia në Kroaci, reagon Kurti: Lutemi për sa më pak viktima, jemi pranë familjarëve

Admin

Konjufca pas aksidentit në Kroaci: Lutemi të ketë sa më pak viktima

Admin

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

Admin

Pas aksidentit tragjik, ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla

Admin

Aksidenti tragjik në Kroaci, Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More