24.8 C
Skopje, NM
25/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Hoti: Pritet rritje e numrit të infektimeve, do të ketë shtrëngim të masave

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se në javët e ardhshme mund të ketë një rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë dhe si rezultat i kësaj pritet edhe shtrëngimi i masave.

Paralajmërimi i Hotit vjen në kohën kur Kosova vazhdon të shënojë raste të reja me viktima si pasojë e sëmundjes së rrezikshme. Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar dy viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus.

Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se qytetarët duhet të kenë mirëkuptim për shtrëngimin e masave, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarët, kontroll rigoroz i shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga COVID-19 dhe masa të tjera.

“Në dy javët e fundit, numri i të prekurve ka qenë në rënie, me rreth 30 raste aktive për çdo 100 mijë banorë. Por, parashikimet janë se ky numër shpejt mund të kalojë shifrën prej 50, dhe atëherë sipas protokolleve duhet shtrënguar masat, siç po ndodh në shumicën e vendeve të BE-së.

Brenda javës së fundit është shtuar me 30% numri i hospitalizimeve. Në anën tjetër, nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 si përqindje e numrit të nxënësve të testuar është i lartë, që është rrezik serioz i përhapjes së virusit.

Prandaj, të gjithë duhet të kemi mirëkuptim për shtrëngimin e masave në javët në vijim, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarë, kontroll rigoroz i shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga covid-19 dhe masa të tjera.

Inspektoratet dhe institucionet e tjera mbështetëse, qendrore dhe lokale, do të përgatisin planet e tyre të veprimit për të mbikëqyrë zbatimin e masave.”, është shprehur, Hoti

Related posts

Vuçiq paralajmëron takim në kuadër të mini-Shengenit

NEFAIL EMINI

Daçiq: Serbia asnjëherë nuk do t’i bashkohet Perëndimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

NEFAIL EMINI

Aleksandër Vuçiç: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë

NEFAIL EMINI

Një tjetër shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

NEFAIL EMINI

Samit dy ditor i BE-së në Bruksel

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto paralajmëron BE-në: Do ta humbni Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More