39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Hoti pezullon vendimet lidhur me dëbimin e këshilltarit të Kurtit, Tienmu Ma

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për pezullimin e ekzekutimit të të gjitha vendimeve lidhur me lejeqëndrimin e këshilltarit të Albin Kurtit, Teinmu Ma.

Ky vendim i Hotit ka ardhur pas kërkesës së Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, transmeton Klan Kosova.

“Kryeministri Hoti ofron bashkëpunimin e plotë rreth kësaj çështje, gjithmonë në pajtim me mandatin kushtetues dhe ligjor, si dhe njëherit mbetet në pritje deri në përfundimin e hetimit nga Institucioni i Avokatit të Popullit”, thuhet në kumtesë.

Këto janë vendimet e pezulluara:

“1. Vendimit Nr. Ref. 116/2020 i Komisionit të Ankesave për të Huajt, i datës 21.09.2020 me të cilën i refuzohet ankesa z.Tienmu Ma, e parashtruar kundër vendimit të shkallës së parë;

Vendimit Nr. 02224/20 mbi refuzimin e kërkesës së lejes së qëndrimit të përkohshëm i datës 20.8.2020; dheVendimit Nr. 00174/20 për largimin vullnetar të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim – Divizioni për të Huajt, i datës 21.8.2020”.

Related posts

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

Admin

Haziri: LDK nuk ka nevojë sillet sikur VV në opozitë, roli ynë dallon si nata me ditën

Admin

Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Kurti për paqe me Serbinë është primitive

Admin

Armend Agolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

Admin

Raporti i OSBE për zgjedhjet në Shqipëri, vjen reagimi i parë nga SHBA

Admin

Rama takohet me Zaev, ja axhenda e Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More