27.1 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Ekonomi Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Hotelierët në Maqedoni: Orari i ri i punës do të krijojë kaos dhe largime nga puna

Oda e pavarur hotelerike paralajmëron se propozimi i ri i Komisionit për Sëmundje Infektive, që objektet hotelerike të punojnë deri në ora 21, do t’i detyrojë të bëjnë racionalizim të punësimit dhe sipas tyre, kjo do të shkaktojë largime të mëdha nga puna.

Siç thonë nga Oda, ky rekomandim i ri nga Komisionit për Sëmundje Infektive do të shkaktojë shkurtimin dhe ndarjen e orëve të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Le të jemi të qartë, objektet hotelerike do të bëjnë çmos për t’i mbajtur ata dhe jo për të larguar nga puna punonjësit e tyre. Por ajo që ne presim të ndodhë është që punëtorët e hotelierisë nuk do të kenë më të njëjtin zell, interes, dëshirë dhe nevojë për të punuar dhe kërkuar punë në sektorin e hotelierisë sepse nuk do të jetë në gjendje të ofrojë stabilitet me siguri në punë dhe shpërblimi i duhur, i cili do të kontribuojë në shfaqjen e pushimeve masive nga vetë punëtorët”, thuhet në njoftim.

Më tej ata vlerësojnë se rekomandimet për kufizim të punës së objekteve hotelerike nuk do ta ulin numrin e të infektuarve.

Related posts

Kryetari i Parlamentit të Turqisë optimist lidhur me Samitin e BE-së

admin

BE: Do blejmë 300 milionë doza të vaksinës anti COVID-19

admin

Bankat në Shqipëri po fitojnë më pak këtë fillim viti

admin