30 C
Los Angeles
August 8, 2022
DailyNews – MK
Rajoni

Historiani serb Milivoj Beslin: pse është padrejtësi e fyerje të thuash “terrorizëm islamik”

Historiani serb dr. sc, Milivoj Beslin, në emisionin “Jashtë kutisë” në televizionin N1, foli për trendin shqetësues të akuzimit të Islamit dhe muslimanëve për terrorizëm në botë.

I pyetur nëse gjurmët e islamofobisë mund të gjenden në një deklaratë të presidentit francez Emanuel Macron, kur ai kohët e fundit bëri thirrje për një luftë kundër “terrorizmit islamik”, Beslin u përgjigj:

“Kam dëgjuar me kujdes deklaratën e Macron. Ajo që më shqetësoi personalisht ishte përsëritja e vazhdueshme e një formulimi, i cili në thelb është shumë fyes dhe i padrejtë.

Kur ndodhi tragjedia e vrasjës së dhjetra të rinjve në Norvegji, me autor Breivik-un, ne u përqëndruam vetëm në emrin e tij, si njeriu pra që ndërmorri aktin terrorist që çoi në një tragjedi. Dhe ai nuk ishte aspak një terrorizëm i krishterë, por ishte i një individi që ka emrin dhe mbiemrin e tij dhe që quhet Anders Breivik. Por, kur diçka e tillë ndodh në Francë – ne nuk e dimë emrin e vrasësit, emrin e atij terroristi, askush nuk e thotë atë, por përsëritet se është terrorizëm islamik.

Tani, ju kujtohet hera e fundit që keni dëgjuar formulimin  “terrorizëm i krishterë”?

E pranojmë që nuk e kami dëgjuar fare. Kjo sepse i qasemi gjithmonë individualizimi i fajit; është gjithmonë individi në fjalë, jo feja, jo kolektivi. Por, padrejtësisht, kur bëhet fjalë për fenë islame, atëherë gjithmonë bëhet fjalë për shënjimin e fesë”, tha historiani Beslin.

Related posts

Mali i Zi/ Sot parlamenti zgjedh qeverinë e re

admin

Nga 20 dhjetori hyrja në Serbi vetëm me test negativ PCR

admin

Shokon oficeri francez: Srebrenica ndodhi me fajin e Francës

admin