5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Hera e parë në histori, arabët faktorë për formimin e qeverisë në Izrael

ista e Bashkuar Arabe (Ra’am) është shfaqur si një faktor surprizë pas zgjedhjeve të përgjithshme të javës së kaluar në Izrael.

Në një intervistë për Anadolu Agency, udhëheqësi i saj Mansour Abbas tha se partia e tij është e hapur për negociata me partitë e krahut të majtë dhe të djathtë rreth formimit të qeverisë së re izraelite.

“Opsionet tona janë të hapura dhe ne po negociojmë me të djathtët dhe të majtët”, tha Abbas.

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 23 marsit, Lista e Bashkuar Arabe fitoi katër vende në Knesset (Parlamenti i Izraelit) me 120 anëtarë.

Kampi i kryeministrit Benjamin Netanyahu, i përbërë nga Likud dhe partitë aleate të krahut të djathtë, nuk arriti të fitonte 61 vendet në Knesset, aq sa nevojiten për të formuar qeverinë, duke fituar vetëm 52 vende.

Abbas tha se ai është i gatshëm të mbështesë një kandidat për kryeministër “në këmbim të” përmirësimit të kushteve të qytetarëve arabë dhe dhënies fund të padrejtësisë, margjinalizimit dhe përjashtimit kundër tyre”.

Abbas ishte udhëheqës i Lëvizjes Islame në Izrael, e cila u nda në dy blloqe në vitin 1996 si rezultat i vendimit nga lideri i saj Sheik Abdullah Nimr Darwish për të marrë pjesë në zgjedhjet e Izraelit.

Dega veriore e Lëvizjes Islame, e udhëhequr nga kreu i njohur Raed Salah, refuzoi çdo pjesëmarrje në zgjedhjet e Izraelit.

Ndryshe nga partitë e tjera arabe në Izrael, Abbas thotë se ai është i gatshëm të negociojë me partitë e mëdha izraelite në këmbim të zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet komuniteti arab.

“Vijat tona të kuqe janë të drejtat tona qofshin ato kombëtare apo civile”, tha Abbas. “Ne nuk negociojmë ose bëjmë kompromis për këto të drejta. Ne mund të mos jemi në gjendje t’i arrijmë të gjitha, por nuk do të heqim dorë nga to”, tha ai.

Mendimet e opinionit parashikuan që Lista e Bashkuar Arabe nuk do të sigurojë pragun e nevojshëm për të hyrë në Knesset.

Megjithatë, Abbas tha se ne “nuk u habitëm nga rezultatet pasiqë në zgjedhje hymë duke u bazuar në një lëvizje të qëllimshme”.

Related posts

Marrëdhëniet NATO-Rusi janë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë, thotë Stoltenberg

Admin

Coronavirusi mund të ketë vrarë 80-180 mijë punonjës shëndetësorë, thotë OBSH

Admin

Lëshuan çantat, zhveshën uniformat, hoqën këpucët,…: Kjo ishte mënyra e protestës së stjuardesave të ish-Alitalia në rrugët e Romës

Admin

Fermeri belg bleu banane në treg, por në to gjeti kokainë

Admin

Rusia identifikon variant të ri të koronavirusit

Admin

Kremlini nuk e “respekton” çmimin për Navalnyn

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com