30.8 C
Skopje, NM
27/07/2021
DailyNews.mk
Kosovë

Helmimi i 1500 qytetarëve në Deçan/ Arrestohet zyrtari i pyjeve

Autoritetet në  Kosovë  arrestuan një zyrtar të Agjencisë së Pyjeve, nën akuzën  e keqpërdorimit të detyrës. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, i cili theksoi se arrestimi lidhet me rastin e helmimit të rreth 1 mijë e 500 qytetarëve në zonën e Deçanit.

I dyshuari kishte nën përgjegjësi vendin ku ndodhen burimet e ujit. Ndërkohë, situata sipas kryetarit të komunës, Bashkim Ramosaj, po shkon drejt normalizimit. Por ende në 12 fshatra ka ndërprerje të ujit për shkak të ndotjes.

BASHKIM RAMOSAJ

KRYETAR I KOMUNËS NË DEÇAN

“Në një qytet ku ka shumë burime të ujit siç është komuna e Deçanit, është shumë e padrejtë të ketë problem me ujin e pijes, të ketë problem me cilësinë e investime në kapacitete ose në standardizimin e këtij ujësjellësi, do jem tepër insistues që kompania të jetë komunale. Kjo e do një kohë sepse janë procedura administrative dhe ligjore por është vullneti politik shtyrë edhe nga nevojat e qytetarëve jam i sigurt që po flas se në rast se menaxhon komuna ujë, do ketë 24 orë, 7 ditë në javë, uji do jetë në cilësinë e duhur dhe standardizimi, qoftë në nivelin e shpërndarjes të ujit do jetë në nivel të duhur”.

Sipas analizave të kryera nga mostrat e marra në ujësjellësin “Hidrodrini” në Deçan është konfirmuar se ka pasur kontaminim dhe është zbuluar gjithashtu bakteri koliform dhe esheria koli.

Gjithsej janë 1 mijë e 500 qytetarë që kërkuan trajtim spitalor, pa përfshirë 284 të tjerë që u trajtuan në klinikat private e 37 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës dhe mbi 100 në atë të Pejës.

Related posts

Kurti nderon Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës

Admin

Ky është Sevdail Rrustemi nga Podujevë që humbi jetën në aksidentin e djeshëm

Admin

Dy udhëtarë të lënduar në Kroaci, mbeten nën kujdes intensiv

Admin

Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci edhe dy gra nga komuna e Junikut

Admin

Dedikimi emocionues i dajës për mbesën që vdiq në aksidentin në Kroaci: Mu nda zemra, nuk prita që do të shkruaj për vdekjen tënde

Admin

I mbijetuari i aksidentit në Kroaci rrëfen tmerrin e përjetuar: Një grua poshtë meje kishte vdekur – më së rëndi ka qenë t’i shohësh të rinjtë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More