24.3 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Harris: Bashkë me Biden do veprojmë që në ditën e parë – do shpëtojmë jetën e amerikanëve nga COVID-19

Zëvendëspresidentja në ardhje, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kamala Harris, po thotë se që në ditën e parë me të marrë detyrën, bashkë me Joe Biden do të veprojnë për të shpëtuar jetët e amerikanëve nga COVID-19.

Ky reagim i Harris, vjen pas shifrave të larta me koronavirus të shfaqura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka përmendur dhe shumë jetë të humbura si pasojë e kësaj sëmundje epidemiologjike, njofton Klan Kosova.

”Shumë njerëz janë duke pikëlluar humbjen shkatërruese të një të dashur për shkak të COVID – shumë prej të cilëve u detyruan të vdisnin vetëm”.

”Nuk duhet të jetë kështu”.

”Në ditën e parë, Joe Biden dhe unë do të veprojmë për ta marrë këtë virus nën kontroll dhe për të shpëtuar jetën e amerikanëve”.

Related posts

Britania e Madhe miraton përdorimin e pilulës për trajtimin e Kovid-19

admin

Në Vjenë sot vazhdojnë bisedimet për programin bërthamor iranian

admin

Kanadaja do të kyçet në misionin e kryesuar nga Britania për trajnim të rekrutëve ukrainas

admin