23.8 C
Skopje, NM
19/09/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Haradinaj për bashkatdhetarët që vdiqën në Kroaci: Askush nuk mund të kompensojë humbjen tuaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka shprehur edhe njëherë ngushëllime familjarëve të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin në Kroaci.

“Të nderuara familje Sylmetaj, Zhubaj, Binakaj, Gjotaj, Kolmekshaj, Kikaj, Iprijaj, Kastrati, Bellanica, Hoxha, Rrustemi, Kurtaj dhe Maloku. Ju u ndatë nga familjarët tuaj, të cilët do të pushojnë përgjithmonë në Atdhe. Por, dhembjen tuaj e kemi bashkëndjerë të gjithë ne. Greçina, Deva, Baballoqi, Juniku, Lipoveci, Vitomirica, Malësia e Vogël, Krusha e Madhe, Randobrava, Pakashtica e Smolica, nuk ishin të vetme në dhembje. Ato kishin solidaritetin e tërë Kosovës, e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Të nderuar familjarë të dhjetë bashkatdhetarëve që u shuan në aksidentin e tmerrshëm në Kroaci,
Të dashur qytetarë të Kosovës!
Si popull, gëzimet dhe hidhërimet gjithmonë i kemi kaluar bashkë. Ashtu edhe tragjeditë e mëdha. E tragjedia më e madhe është që ne jetojmë të ndarë, në shumë shtete e kontinente.
Të nderuara familje Sylmetaj, Zhubaj, Binakaj, Gjotaj, Kolmekshaj, Kikaj, Iprijaj, Kastrati, Bellanica, Hoxha, Rrustemi, Kurtaj dhe Maloku.
Ju u ndatë nga familjarët tuaj, të cilët do të pushojnë përgjithmonë në Atdhe. Por, dhembjen tuaj e kemi bashkëndjerë të gjithë ne. Greçina, Deva, Baballoqi, Juniku, Lipoveci, Vitomirica, Malësia e Vogël, Krusha e Madhe, Randobrava, Pakashtica e Smolica, nuk ishin të vetme në dhembje. Ato kishin solidaritetin e tërë Kosovës, e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata.
Naseri, Valentina, Erlinda, Leunora, Arlinda, Kujtimi, Anjeza, Hameti, Sevdaili dhe Gjyla, do të jetojnë gjithmonë në kujtimin tonë. Në kujtimin e mëngjesit të kobshëm të 25 korrikut.
Lusim Zotin që kurrë më të mos kemi të tilla tragjedi. Askush nuk mund të kompensojë humbjen tuaj, por shpresoj se në familjet tuaja do të ketë vetëm gëzime, të cilat do të jenë edhe gëzim për të gjithë ne. 

Të nderuar familjarë të dhjetë bashkatdhetarëve që u shuan në aksidentin e tmerrshëm në Kroaci, Të dashur qytetarë të…

Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, July 29, 2021

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com