30.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Kosovë

Haradinaj – Kurtit: Zbrit në tokë o kryeministër

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar edhe një herë kryeministrit Albin Kurti për pagesën prej 5 eurove më shumë që pritet ta bëjnë qytetarët kur të regjistrojnë automjetet.

Ai ka thënë se dikur Kurti e ka kundërshtuar ashpër taksën e Rrugës së Kombit dhe Haradinaj e kishte përkrahur.

“Dikur e kundërshtoje ashpër taksën e Rrugës së Kombit dhe unë atëherë isha me ty! Por ti nuk paske qenë i sinqertë, sepse ndryshe nuk kishe vendosur që shtresës së mesme të popullit, e për hesap të oligarkëve, me ia marrë edhe nga 5 euro nga xhepi. Edhe kjo ‘nalepnica jote’ ka mundur të kushtoi 1 euro, por ti paske hesape të tjera”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se dikur ishte i vetëm kur e quante Kurtin “mashtrues”, ndërsa ka thënë se sot është rritur numri i atyre që e cilësojnë Kurtin të tillë.

“Zbrit në tokë o kryeministër se shteti nuk udhëhiqet me llafe, sado të bukura qofshin ato, por me punë”, ka thënë Haradinaj.

Ai e ka cilësuar “hajni” pagesën prej 5 eurove më shumë që do ta bëjnë qytetarët për të regjistruar automjetet.

Related posts

Osmani për aksidentin në Kroaci: Lajm tragjik e i rëndë për vendin tonë

Admin

Tragjedia në Kroaci, reagon Kurti: Lutemi për sa më pak viktima, jemi pranë familjarëve

Admin

Konjufca pas aksidentit në Kroaci: Lutemi të ketë sa më pak viktima

Admin

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

Admin

Pas aksidentit tragjik, ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla

Admin

Aksidenti tragjik në Kroaci, Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More