20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Hapet Qendra e parë nacionale për mbështetje të ndërmarrjeve sociale

Shkup, 19 nëntor – Në Shkup sot ishte hapur Qendra e parë nacionale për ndërmarrje sociale, e cila është menduar të funksionojë si inkubator për mbështetje të ndërmarrjeve sociale ekzistuese dhe atyre të reja dhe organizatat qytetare të cilat kanë aktivitet ekonomik. Ndërmarrjet, organizatat, nismat dhe qytetarët do të kenë në dispozicion një spektër të gjërë të shërbimeve dhe aktiviteteve, siç janë punëtoritë për këmbim të përvojave dhe njohurive, mbështetje direkte për ndërtim të kapaciteteve, trajnim dhe arsimim formal dhe joformal, trajnim afarist, mbështetje e mentorëve, organizim i ngjarjeve dhe shërbime tjera.

Shfrytëzuesit e Qendrës (organizata, ndërmarrje sociale, institucione dhe individë) në bazë ditore do të marrin udhëzime, këshilla dhe ndihmë për çështje dhe sfida praktike, siç janë mbledhja e mjeteve, regjistrimi i kompanisë, mundësi për rrjetëzim, zhvillim biznesi, aspekte për punësim, furnizime, ndërtim të partneriteteve, mbështetje financiare të arritshme, marketing dhe shërbime tjera. Projektin “Mbështetje e ndërmarrjeve sociale” i mbështetur nga Bashkimi Evropian, e zbaton Eptisa, në konsorcium me Barka dhe Ekoris, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska theksoi se roli kyç i ndërmarrjeve sociale është të sigurojnë rehabilitim dhe riintegrim të tregut të punës, të ardhme të sigurt dhe stabile për personat me punësim të vështirë, për personat në rrezik social, ish të varurit, persona të cilët paraprakisht ishin në ndeshje me ligjin dhe personat me pengesa.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, ka potencuar se Qeveria është e përkushtuar në krijimin e një shoqërie solidariteti për të gjithë. Informoi se përmes Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, këtë vit për herë të parë ësthtë mundësuar edhe mbështetje financiare prej gjashtë milion denarë për realizimin e projekteve për ndërmarrësi sociale. Potencoi se në thirrjen publike kanë arritur 69 aplikime, ndërsa FIZHT mund të mbështesë madje deri në 90 për qind nga buxheti i tërësishëm i projektit.

Udhëheqësi i Sektorit për bashkëpunim pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian Shtefan Hudolin, u dërgoi urime të gjithëve që ishin përfshirë në hapjen e qendrës.

“Të gjitha institucionet treguan kohezion dhe bashkëpunim që të mundësojnë kushte për punë dhe ta zvogëlojnë pabarazinë. Ekonomia jonë sociale në tërësi është ekonomi humane e cila na mbron ngas rreziqet e mëdha jetësore, sëmundjet, fatkeqësitë dhe varfëria. Me këtë qendër krijohen mundësi për rritje, zhvillim dhe mbështetje të ndërmarrjeve sociale në Maqedoninë e Veirut”, tha Hudolin.

Liderja e ekipit të projektit “Mbështetje e ndërmarrjeve sociale” Barbara Sadovska, është e bindur se Qendra Nacionale për Mbështetje të Ndërmarrjeve Sociale do të punojë me sukses.

“Me vendimin e ri ligjor për ndërmarrje sociale e cila pritet të sillet vitin e ardhshëm do të rregullohen kriteret për fitimin e statusit të ndërmarrjes sociale, regjistrimi, trajtimi tatimor, monitoringu etj. Do të sigurohet edhe shenjë për prodhime dhe shërbime të ndërmarrjeve sociale. Për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale e rëndësishme është edhe krijimi i kulturës për ndërmarrësi sociale por edhe lehtësimi i qasjes te tregjet. Në atë drejtim është edhe panairi i sotëm nacional në Shkup. Panairet rajonale për ndërmarrësi sociale këto ditë organizohen edhe në qytete tjera të vendit. Qendra nacionale për ndërmarrje sociale mbështetjen e saj dhe zhvillimin e ndërmarrjeve sociale do ta sigurojë së bashku me 8-të pika rajonale për mbështetje të atyre që janë themeluar më parë në Shkup, Veles, Shtip, Tetovë, Strumicë, Ohër, Manastir dhe Kumanovë”, tha Shahpaska.

Related posts

Republika e Maqedonisë së Veriut është pranuar si anëtare e plotë e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit

admin

Pendarovski: Jemi të gatshëm për ta dhënë kontributin tonë në transformimin e Evropës në kontinentin neutral ndaj karbonit

admin

Kasami paralajmëron kapacitet të shtuar kadrovik të inspektoratit komunal

admin