9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Grupi i BEI-së rrit financimin për Ballkanin Perëndimor

BEI-ja ka mobilizuar tashmë mbi 1 miliard euro financime në kuadër të përgjigjes së Team Europe të BE-së ndaj Covid në rajon

Grupi i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) njoftoi se ka investuar 873 milion euro në Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, duke e rritur financimin e saj në rajon me 50 për qind në krahasim me vitin 2019. Ajo ka ofruar mbështetje të gjerë për rimëkëmbja nga COVID-19 brenda nismës së Team Europe të BE-së për të ndihmuar sektorët më të prekur.

Në përputhje me fokusin e BE-së për lidhshmërinë, pjesa më e madhe e investimeve me një vlerë prej 531 milionë janë ndarë për ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës së transportit në rajon, së bashku me grantin prej 12 milion eurosh në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor për Korridorin Vc në Bosnjë dhe Hercegovinë. Banka e BE-së ka mbështetur një portofol të larmishëm investimesh në sektorë kyç për rajonin, duke përfshirë investimin prej 65 milionë eurosh në digjitalizimin e mbi 1500 shkollave në të gjithë Serbinë. Ky projekt do të mundësojë futjen e të pajisjeve të IT dhe internet të shpejtë, ndërkohë që rreth 50 000 mësues do të mund të trajnohen për aftësitë digjitale. Së bashku me ambicien e Bankës për klimën, investimi në vlerën e 11 milionë eurove në infrastrukturën e kanalizimeve në Kosovë* do të përmirësojë aksesin e 90 000 njerëzve të Komunës së Gjilanit në ujë.

BEI-ja është një aktor kryesor në përgjigjen e Team Europe të BE-së ndaj krizës së COVID, duke ndarë një shumë prej 1.7 miliardë eurosh nga shuma totale prej 3.3 miliardë eurosh e BE-së, e cila u shpall në Samitin e Zagrebit për Ballkanin Perëndimor në maj të vitit 2020. Deri më tani, Banka ka mobilizuar mbi 1 miliardë euro për të përshpejtuar rimëkëmbjen e Ballkanit Perëndimor nga COVID-19. Fondet janë kanalizuar si ndihmë e menjëhershme për sektorët e kujdesit shëndetësor dhe privat, veçanërisht për kompanitë e vogla që u goditën më së shumti nga pandemia.

Zëvendës-presidentja e BEI-së, Lilyana Pavlova, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor, tha: “Jam e kënaqur që Grupi i BEI-së pothuajse ka dyfishuar vëllimin e investimeve për Ballkanin Perëndimor në një nga vitet më sfidues në historinë e kohëve të fundit. Megjithatë, ne nuk do të ndalemi këtu, por të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje tonë të plotë në ndihmë të rajonit për të kapërcyer krizën e COVID-19, për të ecur përpara me integrimin në BE dhe për të përshpejtuar transformimin kaq të nevojshëm ekonomik drejt tregut të gjelbër dhe digjital. Krenohemi veçanërisht me kredinë e parë financuese të BEI-së që do të nxisë punësimin e të rinjve dhe sipërmarrjen e grave dhe për fillimin e investimeve në digjitalizimin e sektorit privat dhe publik”, raporton Monitor, përcjell Zhurnal.mk

Në vitin 2021, Banka planifikon të japë më shumë mbështetje për veprimet ndaj klimës, rimëkëmbjen e NVM-ve, lidhshmërinë, transformimin digjital dhe projektet që inkurajojnë punësimin gjithëpërfshirës. Të gjitha këto nisma janë pjesë e Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Grupi i BEI-së pret me padurim që të punojë me të gjithë partnerët për zbatimin e këtij Plani të rëndësishëm që synon të mobilizojë deri në 9 miliardë euro për rritje gjithëpërfshirëse, transport të qëndrueshëm, transformim digjital e të gjelbër dhe krijimin e tregut të përbashkët rajonal, si dhe për investimet në vlerën e 20 miliardë eurove në kuadër të Instrumentit të Garancisë për Ballkanin Perëndimor.

Të dhëna bazë:

Rreth BEI-së në Ballkanin Perëndimor

BEI është një nga financuesit kryesorë ndërkombëtarë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë viteve, Banka ka financuar projekte në vlerë prej 8.6 miliardë eurosh në rajon. Përveç vijimit të mbështetjes së saj për rindërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës publike, që prej vitit 2010, BEI-ja është shtrirë në shumë fusha të reja, të tilla si kujdesi shëndetësor, kërkimi dhe zhvillimi, arsimi dhe NVM-të.

Related posts

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Admin

Drejtori i Doganës së Kosovës flet për operacionin kundër rrjetit të kontrabandës – malli kishte destinacion një vend të BE-së

Admin

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

Admin

Regjistrohen 395 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Admin

Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij

Admin

Reagim ASH – AA: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com