22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Bota

Gruas i bie të fikët ndërsa goditet mizorisht para publikut indonezian, për shkak të marrëdhënieve jashtëmartesore

Një grua thuhet se është fotografuar duke rënë përtokë në agoni ndërsa fshikullohej për shkak të marrëdhënieve seksuale jashtë martesës në Indonezi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja dhe partneri i saj u dënuan me 17 kamxhik të mërkurën për shkelje të ligjit të Sheriatit, i cili i ndalon burrat dhe gratë të jenë afër njëri-tjetrit, përveç nëse janë të martuar ose familjarë.

Dyshja u goditën të dy nga ‘ekzekutuesi’ i Policisë së Sheriatit, i njohur si Algojo, para një publiku në qytetin Banda Aceh, në ishullin Sumatra.

Fotot tregojnë një oficer policie duke u folur turmave në një mikrofon, ndërsa burrat mund të shihen duke regjistruar dënimin në telefonat e tyre.

Aceh është e vetmja provincë në vend që ka zbatuar ligjin e Sheriatit.

Fotografitë tregojnë sesi gruaja dhe burri u çuan individualisht në një ndërtesë të hapur përpara se të gjunjëzoheshin dhe të qëndronin në një tapet të kuq respektivisht.

Ekzekutuesi, ose Algojo, shihet i mbuluar nga koka te këmbët me një kostum ngjyrë kafe si një mantel me dy vrima sysh të mbuluara nga një maskë e bardhë si Zorro.

Dhe ndërsa po mbahej, gruaja, e cila ka veshur një burkë të bardhë dhe maskë për fytyrën, duket se bie përpara drejt dyshemesë në agoni.

Policët me uniforma zyrtare mund të shihen duke u kujdesur për të, së bashku me gra të tjera.

Burri, i cili gjithashtu ka veshur një maskë për fytyrën, shihet duke qëndruar në këmbë dhe duke parë drejtpërdrejt ‘audiencën’ ndërsa e fshikullojnë në shpinë.

Aceh është provinca e vetme në Indonezi me autonomi që mund të zbatojë ligjin e Sheriatit dhe goditjet me kamxhik.

Provinca thellësisht konservatore kryen fshikullime për një sërë veprash, duke përfshirë pirjen e alkoolit, tradhtinë bashkëshortore dhe përfshirjen në seks paramartesor ose homoseksual.

Në vitin 2018, zyrtarët e Aceh u zotuan t’i jepnin fund fshikullimeve publike dhe t’i kryenin ato pas mureve të burgut, megjithatë, pavarësisht premtimeve, numri i fshikullimeve publike thuhet se është rritur.

Related posts

Liderët botërorë premtojnë t’i japin fund shpyllëzimit deri më 2030

admin

Sondazh optimist për një ecuri pozitive

admin

Një në tre amerikanë të moshës 65 vjeç e lart ka marrë vaksinën përforcuese kundër COVID-19

admin