11.8 C
Skopje, NM
24/09/2021
DailyNews.mk
Opinion

Gruaja shqiptare

Nga Jakup Krasniqi

Shkrimin për Gruan shqiptare po e filloj me konstatimin e një diplomati të huaji, i cili para më tepër se 100 viteve për gruan shqiptare pat thënë: ” Si në mbarë Ballkanin, ajo  gruaja kërkohet të bëjë punë krahu. 

Ajo gëzon nderim të madh dhe zë një vend shumë më të rëndësishëm se gratë e Orientit. Gruaja mund të udhëtoj nga njëri skaj i vendit në tjetrin pa patur frikë se e cenon kush, madje burri në shoqërinë e gruas ka mbrojtje të sigurt.” 

Nuk e di nëse kjo mund të thuhet për shoqëritë në të cilat “shtrigat” kërkoheshin në shpirtrat e grave?! Por, autori Gorge Fred Williams e vazhdon vlerësimin e tij për gruan shqiptare, ai vazhdon: “Kurora e nderit në jetën e gruas (shqiptare) kur ajo bëhet nënë. Bukuria dhe dashuria luajnë pak rol kundrejt kësaj. Nderi i saj rritet më shtimin e numrit të fëmijëve. Nuk gjen gra më të virtytshme se në Shqipëri”.

Shqiptarët si popull numerikisht janë komb i vogël, por, si në historinë e vjetër, në mesjetë a kohë të re, hasen jo pak shembuj që nuk e ke të lehtë të gjesh të shumë kombe të tjera e jo më te popujt e Gadishullit Ballkanik. 

Iliret në antikë e kishin Mbretëreshën Teutë, në Mesjetë, shqiptarët e kishin Donikë Kastriotin e më pastaj e kishin Nora Kelmendin e shumë luftëtare të tjera. Kur shqiptarët e bënë Revolucionin grek, luftëtarja më e çmuar ishte Bubulina shqiptare. Ndërsa në luftërat ballkanike shkëlqente një grua shqiptare – Shotë Galica nga Drenica Heroike. Edhe në Luftën e Dytë Botërore, asnjë popull i Ilirikut (Ballkanit) nuk pati më shumë heroina se sa shqiptarët. Edhe në luftën e fundit në Kosovë, krah për krah me ushtarët e UÇK-së ishin edhe grat ushtare nga te cilat pati edhe dëshmore dhe heroina.  

Gratë shqiptare ishin dhe mbeten njëra nga shtyllat kryesore të familjes dhe te kombit.  Vetëm dashakëqinjët e mbushur me urrejtje shoviniste e fashiste përpiqen që ta mohojnë e denigrojnë kombin shqiptar duke e zhvlerësuar krijesën e tij – Nënën e gruan shqiptare. 

Kjo përpjekje është e kotë, pasi gruaja shqiptare ishte e është përkrah burrave si në ditë të mira ashtu edhe në ditë të vështira. E gjithë historia e shqiptarëve e tregon këtë.

Related posts

Të lumtë Albin, i tregove Serbisë se kush është Zot në konakun tonë

Admin

Për ju të sistemit gjyqësorë në Maqedoni të Veriut, ja çfarë nënkupton dygjuhësia në praktikë?

Admin

Dy nuset më të njohura të ISIS-it

Admin

S’ka hajgare me Albinin, reciprociteti po i troket në derë Vuçiqit

Admin

Jepni për artin

Admin

Fatmir BESIMI keni obligim ligjor e moral të jepni sqarime të detajuara , me sa vijon!

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com