22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Kuriozitete

Gruaja nga Brazili e cila u martua me vetën thotë se do të divorcohet pasi ka takuar dikë tjetër

Një grua nga Brazili e cila fitoi vëmendje duke u martuar me veten këtë vit, tani po shkon drejt divorcit pasi ka rrëfyer se ka takuar dikë tjetër.

Sipas medieve të huaja, Cris Galera u lodh duke u mbështetur tek burrat, kështu që vendosi të martohej me veten në një ceremoni zyrtare që u mbajt në muajin shtator.

Modelja 33-vjeçare këmbënguli se nuk ishte e “zhgënjyer” dhe përkundrazi po e përkrahte idenë, por vetëm pas 90 ditëve ajo vendosi të divorcohej.

Cris e cila vjen nga Sao Paulo, thotë se ajo ka dikuar “dikë të veçantë” dhe madje ka filluar të bie në dashuri, pavarësisht se u zotua se do të qëndronte vetëm.

“Isha e lumtur derisa zgjati”, ka potencuar ajo. “Fillova të besoj në dashuri në momentin që takova dikë të veçantë”. 

Related posts

Një bordello në Vjenë po ofron vaksinimin kundër COVID-19 dhe shërbime falas për ata që imunizohen

admin

Nëndetësja luksoze Super Sub, është më e shpejtë sesa një delfin

admin

Ajo jeton e vetme, në një qytet të izoluar kanadez dhe udhëton 544 km për të blerë ushqime

admin