22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Kuriozitete

Gruaja 86-vjeçare kurorëzohet “Miss e Mbijetuara nga Holokausti” gjatë konkursit në Izrael

Një grua 86-vjeçare u kurorëzua “Miss e Mbijetuara nga Holokausti” gjatë një konkursi të bukurisë vjetor që mbahet në Izrael për të nderuar gratë që duruan tmerret e gjenocidit nazist.

Sipas medieve të huaja, 10 konkurrente – ecën në pasarelë në muzeun Friends of Zion Museum në qytetin e Haifa-s – derisa ishin të grimuara dhe me flokë të rregulluara.

Konkursi është mbajtur çdo vit që nga viti 2009 – me përjashtim të vitit të kaluar – kur u anulua për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Organizatorët thonë se kjo i jep magjepsje dhe respekt një numri gjithnjë e më të pakët të grave hebreje, të cilave iu vodh rinia gjatë Luftës së Dytë Botërore, por që vazhduan të ndërtonin jetë të reja në Izrael.

Fituesja e së martës, Salina Steinfeld, ka lindur në Rumani, ku ajo i mbijetoi sulmeve naziste përpara se të transferohej në Izrael në vitin 1948, thonë organizatorët.

10 konkurrente – ecën në pasarelë në muzeun Friends of Zion Museum në qytetin e Haifa-s – derisa ishin të grimuara dhe me flokë të rregulluara

Related posts

Nuk ka mundur ta mbushë telefonin, ndryshoi mënyrën e jetesës – kjo grua është e gatshme për çfarëdo lloj “apokalipsi”

admin

Burri bëhet hit në internet me letrën që i la fqinjit që po e tradhtonte me bashkëshorten e tij

admin

Britaniku mbeti i tronditur kur kamera në zilen e shtëpisë kapi një ‘objekt me tre drita vezulluese’ – ngriti çështjen se mund të kishte qenë UFO

admin