28.5 C
Los Angeles
August 9, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

“Grik Siti Tajms”: Pse Sofja bllokon anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe nuk e bllokoi për në NATO

Bullgaria sipas gjitha gjasave do të vendosë veto për pranim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian edhe krahas thënieve fillestare se ajo nuk do ta pengojë ish republikën jugosllave që të përfshihet drejtë bllokut, bën të ditur edicioni grek “Grek Siti Tajm”.

Portali përkujton se ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva paralajmëroi se vendi i saj do ta bllokojë hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE, nëse vendi “nuk e pranon se identiteti dhe gjuha e saj kombëtare kanë rrënjë bullgare”.

“Kërkesat e Bullgarisë nuk janë të reja dhe ajo sipas gjitha gjasave do të vendosë veto. Forcat perëndimore janë të interesuara për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe pritet që të bëjnë presion ndaj Bullgarisë që të heq dorë nga kërkesat e saj ose që të arrihet kompromis. Por, madje edhe po t’i fillojë bisedimet për anëtarësim, Maqedonia e Veriut ka edhe shumë për të bërë deri në pranimin në BE, shton “Grik Siti Tajms”.

Edicioni grek potencon se megjithatë befason ajo që Bullgaria kundërshton hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE, por nuk kundërshtoi anëtarësimin e vendit në NATO.

“Kjo sjell në përfundimin se Bullgaria konsideron se kundërshtimi i ndikimit rus në Ballkan paraqet prioritet më të rëndësishëm se sa mbrojtja e gjuhës bullgare dhe identitetit të Maqedonisë së Veriut”, vlerëson portali.

Sipas “Grik Siti Tajms”, kundërshtimi i Bullgarisë për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE është poshtërues nga perspektiva greke, sepse jo vetëm që i minon angazhimet e Greqisë për kahëzim të vendeve ballkanike drejtë anëtarësimit në BE, por edhe vendimin e saj që ta pranojë gjuhën maqedonase në vitin 2018.

“Me këtë Athina vendoset në kontest i cili nuk i intereson, veçanërisht duke pasur parasysh se nuk ekziston marrëveshje specifike ndërkombëtare për definimin e gjuhës, thekson “Grik Siti Tajms”, duke shtuar se Marrëveshja e Prespës në vitin 2018, me të cilën u zgjidh kontesti rreth emrit ndërmjet Athinës dhe Shkupit, ishte lidhur “vetëm që të mundet Maqedonia e Veriut të hyjë në NATO”.

Related posts

Kalfin: Argumentet bullgare për veton ndaj RMV-së janë të pakuptueshme për partnerët evropianë

admin

Qeveria reagon pas aktakuzës së Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së

admin

Sot festohet 28 Nëntori – Dita e Flamurit

admin