9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Greqia vazhdon me kufij të mbyllur deri më 22 shkurt

Greqia ka vendosur që të vazhdojë me kufij të mbyllur për edhe dy javë të tjera, gjegjësisht deri më 22 shkurt.

Vendimi i ri për “vendosjen e masave për përkufizim të përkohshëm të kufijve tokësore, ajrore dhe detare, për ndalesë për hyrje në vend të shtetasve të vendeve të treta, përpos nga shtetet të BE-së dhe zonës Shengen” që të parandalohet përhapja e korona virusit, tanimë është publikuar në gazetën zyrtare dhe nga sot në mëngjes hynë në fuqi.

Për turistët dhe shtetasit e huaj për të cilët nuk ekziston ndalesë, lejohet hyrje vetëm përmes Bullgarisë dhe atë vetëm me test negativ jo më i vjetër se 72 orë, por gjithsesi duhet t’i nënshtrohen edhe një testi të shpejtë në hyrje të Greqisë.

Kufijtë tjerë që janë të hapur vetëm me PCR test, Evzoni me Maqedoninë, Kakavija me Shqipërinë dhe Kipi me Turqinë, mund të hyet siç cekëm vetëm me test negativ por edhe aty duhet t’u nënshtroheni një testi të shpejtë. Aty mund të hyjnë vetëm disa kategori të caktuara.

Sa i përket kamionëve për transport të mallrave, të hapura janë shtatë vendkalime kufitare, katër me Bullgarinë, dhe nga një me Turqinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Për shoferët e kamionëve nuk vlenë vërtetimi për test negativ PCR.//Zhurnal.mk

Related posts

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Admin

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

Admin

Regjistrohen 395 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Admin

Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij

Admin

Reagim ASH – AA: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Admin

Finalizohet “Open Ballkan”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com