33.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Greqia nis ndërtimin e gardhit kufitar prej 27 km

Greqia ka nisur ndërtimin e një gardhi të ri përtej kufirit të saj verilindor me Turqinë, një projekt që synon të shmangë përsëritjen e tensioneve të marsit të kaluar kur mijëra emigrantë u përpoqën të kalonin gardhin dhe të hynin në tokën greke.

Nga 28 Shkurti deri më 3 Gusht të këtij viti, mbi 60,000 emigrantë të paligjshëm u ndaluan në Greqi nga zona e Evros në rajonin kufitar Greko-Turk.

Sipas SKAI , shumë prej emigrantëve të paligjshëm të arrestuar nga autoritetet po kërkonin azil politik në Greqi, duke pretenduar se ata ishin zyrtarë qeveritarë në Turqi dhe kundërshtarë të qeverisë të Erdoganit.

Ndërtimi i murit filloi nga zona e Feres. Projekti ka një buxhet prej 62.9 milionë eurosh dhe është ndërmarrë nga katër kompani ndërtimi. Muri do të ketë një gjatësi totale prej 27 kilometrash dhe tetë kulla vëzhgimi që do të ndërtohen për t’u përdorur nga ushtria greke.

Për më tepër, gardhi ekzistues, i cili u dëmtua në 2015, do të përforcohet me kangjella çeliku 4.3 metra të larta.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë Evros gjatë fundjavës për të vëzhguar punën./abcnews.al

Related posts

Osmani për aksidentin në Kroaci: Lajm tragjik e i rëndë për vendin tonë

Admin

Tragjedia në Kroaci, reagon Kurti: Lutemi për sa më pak viktima, jemi pranë familjarëve

Admin

Konjufca pas aksidentit në Kroaci: Lutemi të ketë sa më pak viktima

Admin

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

Admin

Pas aksidentit tragjik, ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla

Admin

Aksidenti tragjik në Kroaci, Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More