24.3 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Greqia: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, por respektoni minoritetin

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu edhe njëherë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Mitsotakis nënvizoi mbështetjen për Axhendën e Selanikut, pra në perspektivën Evropiane të rajonit.

“Transformimi i Ballkanit Perëndimor në një zonë paqeje, stabiliteti, zhvillimi dhe prosperiteti është i rëndësishëm si për Greqinë dhe BE.

Sundimi i ligjit, respektimi i të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave, forcimi i institucioneve demokratike si dhe respektimi i marrëveshjeve janë parakushte për procesin e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor” tha ai.

Kryeministri grek theksoi se përmbushja e kritereve të procesit të zgjerimit, duke përfshirë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, është thelbësore.

Referuar situatës së krijuar nga pandemia, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se kriza globale shëndetësore kërkon ndërvarësinë e vendeve në rajon, si me njëri-tjetrin ashtu edhe me BE.

Related posts

Ligji i ri në Shqipëri: Nga sot kush rreh gruan dëbohet nga shtëpia

admin

Pandemia dhe vetoja bullgare vështirësojnë realizimin e premtimeve për rritje të standartit ekonomik

admin

Mbi 20 mijë raste aktive me Covid-19, në spitale ka shtetër të lirë

admin