15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Greqi/ Thellohet skandali i akuzave për përdhunim mbi drejtorin e teatrit, i përfshirë edhe aktori i njohur Nikolas Stravopodis

Rasti u bë publik pas një procesi gjyqësor të ngritur nga 38-vjeçari, Dimitris Anthis kundër aktorit. Sipas padisë, krimi i përdhunimit ndaj tij ishte kryerj në 2006.

GREQI- Një tjetër akuzë për përdhunim është depozituar nga Prokuroria e Athinës ndaj aktorit të njohur Nikolas Stravopodis.

Sipas Protothema, rasti u bë publik pas një procesi gjyqësor të ngritur nga 38-vjeçari, Dimitris Anthis kundër aktorit. Sipas padisë, krimi i përdhunimit ndaj tij ishte kryer në 2006.

Për këtë rast u krye një hetim paraprak me urdhër të prokurorit. Aktori Nikolas Stravopodis i ka mohuar akuzat e përdhunimit duke u shprehur se në rastin e Dimitris Anthis bëhej fjalë për marrëdhënie konsensuale.

Dosja e çështjes do ti përcillet hetuesisë, e cila do të kryejë hetimet, marrjen në pyetje të personave të implikuar dhe do ta thërrasë të akuzuarin për të dëshmuar.

Nikolas Stravopodis besohet se është personi i tretë që vizitoi Dimitris Lignadis pasditen e përdhunimit të Nikos S. në 2006. Nikolas Stravopodis u zbulua kohët e fundit në një ankesë televizive nga një aktor tjetër, Christos Perros, i cil tha se ishte ai që u përpoq të bindte atë për t’i takuar në mënyrë erotike të tre, dhe madje e portretizoi atë si personin që peshkonte për Dimitris Lignadis.

Dimitris Lignadis u arrestua 10 ditë m♪7 parë pasi mbi të rëndojnë akuzat e përdhunimit dhe të pedofilisë. Mbi të janë aktualisht 3 akuza, ku ndër të akuzuarit janë edhe shqiptarë.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com