33.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Bota

Greqi, mbi 2500 raste të reja me COVID

Rastet ditore të zbuluara me COVID-19 në Greqi janë në nivele shumë të larta. Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë së vendit fqinj raportoi se janë zbuluar 2562 të infektuar.

Krahasuar me të premten, që ishin 2691 raste, sot kemi një ulje të lehtë, por sërish shifrat mbeten shqetësuese. Sa i përket fataliteteve kemi një përgjysmim krahasuar me dje, që ishin 14, sot janë shënuar 7 humbje jete. Greqia që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 12840 vdekje nga koronavirus.

Përballë situatës së krijuar, pra rritjes së rasteve në muajin e fundit, Greqia vendosi që të fuste në karantinë ishullin e VIP-ave, Mykonos për shkak të grumbullimeve të shumta.

Duke nisur nga dita e sotme deri më 26 korrik do të ndalohet lëvizja pas orës 01:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, ndërsa muzika do të jetë e ndaluar në lokale.

Related posts

Presidenti kroat tallet keq me serbët

Admin

Sërish përmbytje dhe dramë në Belgjikë: Uji bart vetura, përrenjtë në rrugë

Admin

Vriten dy ushtarë turq në Siri

Admin

110 të vdekur pas reshjeve të mëdha në Indi

Admin

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Admin

CDC: Varianti Delta, mes sëmundjeve më ngjitëse që shkenca njeh

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More