23.8 C
Skopje, NM
27/07/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Greqi: Drejtuesi i grupit neonazist i Agimit të Artë u dënua me 13 vjet burg

Krerët e partisë neonaziste janë dënuar me burg për drejtimin e një bande kriminale. Vendimi është kulmi i një gjykimi, që është përshkruar si një nga më të rëndësishmit në historinë politike të Greqisë, shkruan DW.

Gjykata greke të mërkurën e dënoi me burg 13-vjeçar kreun e grupit neonazist “Agimi i Artë”, Nikos Michaloliakos dhe pesë ish-ligjvënësve për drejtimin e një organizate kriminale nën maskën e një partie politike, transmeton “Zeri.info”.

Ish-deputetë të tjerë u dënuan me midis pesë dhe shtatë vjet burg, që ishin anëtarë të një grupi kriminal, i cili ka qenë i lidhur me një numër krimesh të dhunshme urrejtjeje. Vendimi historik është kulmi i një çështje gjyqësore pesëvjeçare. Drejtuesit e partisë ekstremiste u arrestuan në 2013-n, pasi vrasja e reperit antifashist Pavlos Fyssas nga një mbështetës i “Agimit të Artë” shkaktoi protesta në të gjithë vendin.

Kjo çoi në një goditje të qeverisë ndaj partisë. “Agimi i Artë” u themelua si një grup neonazist në vitet 1980 dhe u ngrit në sy gjatë krizës financiare. Partia hyri në parlamentin grek për herë të parë në 2012-n, pasi kapi shqetësimet e qytetarëve për migracionin dhe masat shtrënguese. Gjithashtu të mërkurën gjykata dënoi anëtarin e Agimit të Artë Yiorgos Roupakias me burgim të përjetshëm për vrasjen e Fyssas.

Related posts

Kurti nderon Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës

Admin

Ekipi shqiptar në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Shqipëria do përfaqësohet nga më të mirët

Admin

Kryeministri Rama nga shkolla e kopshti “Perlat” në Durrës: Ka rilindur pas tërmetit, s’ka dallim nga godinat e komunave Europiane

Admin

Ky është Sevdail Rrustemi nga Podujevë që humbi jetën në aksidentin e djeshëm

Admin

Dy udhëtarë të lënduar në Kroaci, mbeten nën kujdes intensiv

Admin

Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci edhe dy gra nga komuna e Junikut

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More