33.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Grekët me sytë nga gjykata/ Pritet vendimi final për anëtarët e Agimit të Artë

Përsëri për të dytën ditë rrjesht sytë e grekëve janë të drejtuar tek Gjykata e Apelit të Athinës pasi pritet shpallja e vendimeve për anëtarët e Agimit të Artë.

Sipas vendimit të djeshëm Gjykata ka shpallur fajtore për drejtimin e një organizate kriminale 7 ish-deputete të ‘AA’ si dhe ka shpallur unanimisht fajtore për vrasjen e Pavlos Fyssas, Georgios Roupakias dhe 15 të akuzuar të tjerë.

Fajtorë për pjesëmarrje në një organizatë kriminale janë shpallur edhe 11 ish-deputete të ‘AA’ si dhe dy kryetare degësh në Athinë, ndërsa janë dënuar penalisht për organizatën kriminale 50 nga 65 të implikuarit në procesin me të bujshëm gjyqësor në historinë greke.

Tek ky vendim përfshihen edhe sulmet ndaj peshkatarëve egjiptiane, sulmi i dhunshëm ndaj disa sindikalisteve të Partisë Komuniste greke, vrasja e një emigranti, por edhe disa sulme të tjera ndaj disa pakistanezëve në ishullin e Kretës.

Mediat sot flasin për një vendim sa emblematik aq edhe unik në historinë e Evropës,madje krahasohet dhe vlerësohet po aq i rëndësishëm sa edhe gjyqi i Nurembergut pas Luftës së Dytë Botërore.

Me interes pritet shpallja e dënimeve pas orës 12:30 (ora greke) kur fillon seanca si dhe qëndrimi i gjykatës, në apelin e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, një pjesë e të cilëve kanë kryer deri në 18 muaj paraburgim në të kaluarën, por janë lënë të lirë pasi kanë kryer kohen e paraburgimit, ndërsa gjyqi ende nuk kishte filluar.

Media vendase sot ironizojnë neonazistët e akuzuar, të cilët nga “të fortët” e dikurshëm ,orët e fundit po lypin lehtësim të dënimeve.

Disa prej dënimeve që mund të jepen janë:

Burg përjetë ose 15 vjet heqje lirie për Georgis Rupakias (vrasësi i Pavlos Fyssas)

Nga 2-15 vjet burg për kreun e ‘AA’ Nikos Michaloliakos dhe 6 ish deputete e liderë të partisë .

Forcat policore ndërkohe i kanë nën vëzhgim dhe presin vetëm shpalljen e vendimeve të gjykatës për t’i arrestuar.

Për shkak të një boshllëku në juridiksion ende nuk dihet nëse pas apelit që ata do të bëjnë pas vendimeve, do të arrestohen e do të shkojnë direkt në burg apo do të kemi një shtyrje të ekzekutimit të dënimeve. Gjithashtu nuk është ende e qartë nëse do t’u hiqet edhe e drejta për pjesëmarrje në forca politike ,pas zabtimit të dënimeve.

Gjithsesi orët e fundit media, opinioni publil dhe qarqet politike të vendit kanë çmuar veprën e Drejtësisë Greke që vendosi unanimisht se Agimi i Artë është një organizatë kriminale e veshur me petkun e një partie politike, duke zbuluar natyrën naziste dhe motivet ideologjike të fshehura tek anëtarët e saj.

Related posts

Osmani për aksidentin në Kroaci: Lajm tragjik e i rëndë për vendin tonë

Admin

Tragjedia në Kroaci, reagon Kurti: Lutemi për sa më pak viktima, jemi pranë familjarëve

Admin

Konjufca pas aksidentit në Kroaci: Lutemi të ketë sa më pak viktima

Admin

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

Admin

Pas aksidentit tragjik, ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla

Admin

Aksidenti tragjik në Kroaci, Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More