20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Bota

Google humb apelin për shkelje të konkurrencës në BE, pritet ta paguaj gjobën prej 2.8 miliardë dollarësh

Google ka humbur apelimin kundër një gjobe anti-trust në vlerë prej 2.8 miliardë dollarësh, të lëshuar kundër kompanisë nga Rregullatori i Konkurrencës i Bashkimit Evropian në vitin 2017.

Komisioni Evropian kishte akuzuar gjigantin e teknologjisë, me bazë në Kaliforni, për abuzim me pozitën e tij dominuese dhe promovimin e shërbimit të blerjeve në rezultatet e kërkimit mbi ato të konkurrentëve të BE.

“Gjykata e Përgjithshme e BE-së konstaton se, duke favorizuar shërbimin e e shfaqjes së rezultateve [në makinën e kërkimit] dhe pozicionimit më të favorshëm, duke i hequr rezultatet nga shërbimet e krahasimit konkurrues në ato faqet me anë të algoritmeve”, thuhet në deklaratën e Gjykatës.

Kompania së pari ishte dënuar me 2.8 miliardë dollarë në vitin 2017, përsëri me 5 miliardë dollarë në vitin 2018 dhe për herë të tretë me 1.7 miliard dollarë në vitin 2019. 

Related posts

SHBA dërgon avionë luftarakë në Lindjen e Mesme për të paralajmëruar Iranin

admin

Rusia “publikoi dokumente konfidenciale” për Ukrainën

admin

Lukashenka: Ndoshta i kemi ndihmuar migrantët që të futen në BE

admin